Lajme
184 refugjatë duhet të mbeten në Zvicër sepse nuk i pranon Italia
Megjithatë, autoritetet zvicerane presin se "Italia së shpejti do të jetë në gjendje të përmbushë përsëri detyrimet e saj sipas sistemit të Dublinit"
Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) ka konfirmuar sot një raport të publikuar në “NZZ am Sonntag” se Italia ka informuar shtetet e Dublinit më 5 dhjetor për një pezullim të përkohshëm të transfertave sipas parimit të të Dublinit.
Si rezultat, 184 persona, refugjatë të cilët në Zvicër kanë ardhur përmes Italisë, nuk mund të kthehen aktualisht në Itali.
Sipas SEM, Italia aktualisht po regjistron një “numër jashtëzakonisht të lartë ardhjesh”, transmeton albinfo.ch. Prandaj kapacitetet për pranimin e tyre fillestar janë të mbingarkuar përkohësisht.
Refugjatët “e Dublinit” janë personat që kanë aplikuar për azil në Zvicër, por për të cilët Italia është përgjegjëse si shteti i parë i hyrjes, sipas Marrëveshjes së Dublinit.
184 personat e “bllokuar” janë 152 persona refugjatë dhe 32 persona tjerë, që qëndrojnë ilegalisht në Zvicër, vazhdon SEM. Zvicra ka marrë parasysh informacionin nga Italia dhe ka anuluar disa transferime që ishin përgatitur tashmë, thuhet në një njoftim.
Megjithatë, autoritetet zvicerane presin se “Italia së shpejti do të jetë në gjendje të përmbushë përsëri detyrimet e saj sipas sistemit të Dublinit”. Po ashtu, nga kjo masë nuk do të preken transfertat e bazuara në marrëveshjen dypalëshe të ripranimit midis Zvicrës dhe Italisë.
Për kantonet, hapi i Italisë vjen në një kohë kur ato tashmë kanë arritur kufijtë e tyre të skajshme kur bëhet fjalë për akomodimin e shumë azilkërkuesve, përcjell albinfo.ch. “Këta 184 persona bllokojnë kapacitetet e pakta që ne më mirë do t’i përdorim për ata që kërkojnë azil dhe mund të qëndrojnë këtu më gjatë”, ka thënë në raportin e gazetës Florian Düblin, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës së Drejtorëve Kantonale të Drejtësisë dhe Policisë.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












