Bota
Refugjatët përçajnë qeverinë gjermane
Vala e refugjatëve ka shkaktuar frikë dhe kjo ndihet dhe në radhët e koalicionit qeverisës në Gjermani. Po a mund të dështojë ky koalicion prej krizës së refugjatëve?
Në Gjermani këto ditë ka shumë spekulime në lidhje me një dështim të koalicionit të madh mes CDU/CSU dhe SPD. Parë me një farë distance, situata është sikurse e përshkruan komentatori i gazetës polake “Gazeta Wyborcza”: “Kancelarja Merkel nuk mund t’i zhbëjë frikërat se gjermanët do të bëhen të huaj në vendin e tyre. Ndërkohë që nga një kancelare e partisë CDU pritet ngurtësi, forcim i kufijve dhe luftë për ruajtjen e identitetit gjerman”, shkruan deutsche welle. Pikërisht këtë dëshiron kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer, landit që po mban barrën kryesore të refugjatëve.” Pjesë të bazës së partisë e akuzojnë kancelaren se ka tradhtuar parimet e demokristianëve.
Qindra-mijëra refugjatë kanë shkaktuar frikë dhe kjo ndihet dhe në radhët e koalicionit qeveritar. Deputetët shikojnë në zonat e tyre elektorale se ka vështirësi për strehimin e refugjatëve. Kjo ndikoi edhe në takimin e fundit të grupit parlamentar të CDU/CSU-së ku pati edhe protestë të hapur. Të martën e ardhshme do të zhvillohet një takim tjetër dhe thuhet se ka kërkesa që ta detyrojnë Merkelin t’i japë fund politikës së kufijve të hapur.
Të dielën zhvillohet takimi i kryetarëve të partive, pra Angela Merkel, Horst Seehofer (CSU) und Sigmar Gabriel (SPD). Nga Bavaria kanë ardhur sinjale se CSU do të tërheqë ministrat nga koalicioni. Mosmarrëveshje mes CSU dhe CDU ka pasur gjithmonë. Por tani kryetari i CSU-së, Horst Seehofer, po përdor fjalorin e populistëve të djathtë se ka frikë se elektorati i tij mund të kalojë te partia populiste e djathtë AfD.
Bavaria po e përjeton rrymën e refugjatëve drejtpërdrejt, sepse shumica e refugjatëve hyjnë në Gjermani përmes kufirit Austri-Bavari. Bavaria është e organizuar mjaft mirë, por dalëngadalë ajo po arrin në limitet e saj, tha Gerda Hasselfeldt kryetarja e grupit të CSU-së në parlament
Në fakt Merkeli arriti gjatë javëve të fundit forcimin e ligjit për azilin që ishte diskutuar për mjaft kohë, por që deri tani i mungonte shumica politike. Shumica e ligjit e ka origjinën tek CSU-ja.
Megjithatë në Gjermani vazhdojnë të vijnë refugjatë. Tani po diskutohet për zona tranziti në kufi për seleksionimin e refugjatëve. Kjo do ta lehtësonte Bavarinë. Por SPD nuk është e bindur për këtë dhe kërkon një paketë investimesh ose ligj për lejimin e imigrimit.
A do të shprehet kancelarja Merkel për mbylljen e kufijve dhe kufizim të numrit të refugjatëve? Zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert tha se ka ende nevojë për bisedime. Javën e ardhshme do të zhvillohen bisedime me përfaqëues të landeve dhe të komunave. Aty mund të diskutohet edhe për vënien në jete të vendimeve të së dielës.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 UBS po përgatitet të njoftojë mijëra shkurtime të vendeve të punës. Sipas raportimeve të gazetës SonntagsBlick,... -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë












