Lajme
Reis Luzhnica dhe Islam Alijaj, kandidatë për zgjedhjet federale
Si Luzhnica ashtu dhe Alijaj janë asamblistë në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut. Partia Socialdemokrate i ka nominuar ata sot për Parlamentin Federal
Në kuvendin e Partisë Socialdemokrate (SP) të Cyrihut që është mbajtur pasditen e sotme është bërë nominimi i politikanëve nga kjo parti për zgjedhjet parlamentare në nivel nacional që mbahen më 22 tetor të këtij viti.
Sicç merr vesh albinfo.ch, në mesin e të nominuarve janë edhe dy politikanë të rinj shqiptarozviceranë të këtij kantoni. Fjala është për Islam Alijajn dhe Reis Luzhnicën, të dytë aktualisht asamblistë në Parlamentin e Qytetit të Cyrihut.
Alijaj njihet për aktivitetin e tij të dendur në shumë iniciativa për personat me aftësi të kufizuara, kategori të cilës i takon edhe vetë. Ai është mjaft i pranishëm në media, ku angazhohet fuqimisht që personat e kësaj kategorie të fitojnë vëmendjen e duhur për nevojat e tyre, shkruan albinfo.ch. Alijaj thekson në vazhdimësi se njerëzit me nevoja të veçanta nuk kërkojnë të mëshirohen por vetëm të trajtohen drejt dhe tu jepet shansi për të dhënë kontributin e tyre në shoqëri.
Islam Alijaj ishte zgjedhur nga platforma mediale albinfo.ch “Personalitet i vitit 2021” në lëmin e politikës.
Në zgjedhjet për Asamblenë e Cyrihut, në shkurt 2022 Islami, i njohur edhe si “Lomi”, pati fituar 3’591 vota.
Në listën zgjedhore të Cyrihut, Alijajt i është dhënë një vend shumë i mirë, ai është i 11-ti në mesin e të nomunuarve.
Reis Luzhnica po ashtu ka kohë që ka hyrë në “ujërat politike” të Zvicrës, gjegjësisht të qytetit të tij, Cyrihut. Ai nga fundi i legjislaturës së kaluar pati hyrë në parlamentin e qytetit, pas tërheqjes së një asamblisti, pasi ishte i pari në radhë, nga zgjedhjet e kaluar, shkruan albinfo.ch. Ndërkaq, në zgjedhjet pasuese që u mbajtën në vitin 2022 ai fitoi në garë të drejtpërdrejtë. Me 4 209 vota ë fituara, ai doli i treti për nga numri i votave në listën e Partisë Socialdemokrate në Qarkun 3 të Cyrihut.
Luzhnica ka treguar angazhim të theksuar gjatë kohës sa është në asamblenë e Cyrihut, duke inicuar dhe shtyrë përpara disa iniciativa me rëndësi për të gjithë qytetarët dhe në veçanti. për ata me prejadhje të huaj.
Në listën për zgjedhjet federale, ai është në vendin e 22-të.
E-Diaspora
-
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? Tri palë zgjedhje e kthyen diskutimin në një arenë të hapur: pse diaspora duhet të votojë?... -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra mund të ushqejë 10 milionë njerëz” Sipas hulumtimeve, për të rritur vetëmjaftueshmërinë ushqimore, nga njëra anë duhet të zvogëlojmë mbeturinat dhe të... -
Vit i ri, rregulla të reja. Ja çfarë do të ndryshojë për trafikun rrugor në vitin 2026 -
Paralajmërim për bllokime trafiku për Krishtlindje -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Azili dhe kujdesi shëndetësor: Kërkohet masa më të rrepta për të parandaluar abuzimin














