Futboll
Reja dhe Hysaj premtojnë maksimumin kundër Islandës
Trajneri Edi Reja doli sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Islandën, që do të luhet nesër në mbrëmje në “Elbasan Arena” dhe njoftoi se skuadra është gati për të ndryshuar faqe dhe për të lënë pas humbjen në Francë.
Sa e rëndësishme është ndeshja me Islandën?
Kjo do të jetë ndeshja jonë më decizive, kjo do të tregojë nëse do të vazhdojmë ëndrrën tonë europiane. Normalisht në rast se nuk fitojmë, kjo gjë do na heqë shumë mundësi për t’u kualifikuar. Kemi tri ndeshje në shtëpi, duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë, do të na japë një shtysë shumë të fortë për kualifikimin. Kalendari na favorizon për të bërë më të mirën. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën jashtë fushës. Nesër do të japim 200% për të marrë fitoren.
Ndaj Francës nuk u respektuan detyrat taktike. A keni frikë se kjo mund të ndodhë edhe ndaj Islandës?
Absolutisht jo. Islanda është një kundërshtar me elementë pozitivë, por ne jemi në kushtet që mund t’i mposhtim. Nëse jemi të përqendruar dhe të bindur për sukses, atëherë do t’ia dalim. Unë mendoj se djemtë janë gati për të përballuar ndeshjen e nesërme dhe besoj shumë te fitorja. Ne po mundohemi t’i transmetojmë skuadrës besim dhe ta rritim nga ana mentale e psikologjike. Ka shumë rëndësi që në fushë të zbresim me bindjen se mund ta mposhtim kundërshtarin.
A varet e ardhmja juaj nga ndeshja me Islandën?
Çdo trajner vihet në diskutim pas çdo humbjeje dhe kjo është normale deri diku. Ne kemi një akord me presidentin, stafin dhe grupin, ndaj unë po bëj maksimumin për të rritur cilësitë e kësaj skuadre. Për më tepër, duhet t’ia drejtoni pyetjen presidentit Duka.
Elseid Hysaj ishte sot në krah të trajnerit Edi Reja në konferencën për shtyp para ndeshjes me Islandën, ku shkodrani pritet të mbajë shiritin e kapitenit, në mungesë të Mërgim Mavrajt, që pritet ta nisë nga stoli.
Ndryshon kundërshtari, por edhe futbollistët. A ju nxjerr probleme kjo juve lojtarëve me eksperiencë?
Jo, pasi unë kam rolin tim në fushë dhe mundohem të bëj më së miri punën time. Askush nuk ka nevojë të bëjë gjëra ekstra, por të bëjë punën e tij në fushë. Nesër besoj se do të arrijmë të shprehemi mirë dhe të marrim maksimumin. Kam besim te skuadra dhe jemi të karikuar për të dhënë më të mirën.
Humbja me Francën a sjell më shumë presion për ndeshjen e nesërme?
Dihet që do të jetë një ndeshje e vështirë, por e gjithë skuadra ndjen se është momenti ynë nesër dhe se jemi gati të bëjmë një ndeshje shumë të bukur, për të marrë edhe fitoren.
Besoni se Kosova po bën disa gjëra që Shqipëria nuk mund t’i tregojë?
Unë Kosovës i uroj shumë suksese. Ata kanë brenda zjarrin që patëm ne kur arritëm të shkojmë në Europian dhe u uroj që të vazhdojnë kështu.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua














