Lajme

Rekord i ri infektimesh në Itali

Italia shënoi sot rekordin e rradhës përsa i përket rasteve të infektimit me COVID-19, duke regjistruar 26 831 në 24 orët e fundit, nga 24 991 që ishin dje, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithashtu, edhe vdekjet pësuan rritje, në 217 (205 dje).

Në total rastet në Itali janë 616 595 dhe viktimat 38 122.

Midis rajoneve me numrin më të lartë të rasteve pozitive të reja ditore, spikat Lombardia me 7 339, pastaj Campania me 3 103, Piemonte me 2 585, Veneto me 2 109 dhe Lazio me 1 995, raporton atsh, përcjell Albinfo.ch.

Aktualisht, në kujdes intensiv ndodhen 1 651 pacientë, 115 më shumë se dje (125)

Në pavijonet e zakonshëm tani ka 15 964 pacientë, një rritje prej 983 njësish.

Në izolim në shtëpi janë 281 576 persona.

Të shëruarit kanë arritur shifrën 279 282, një rritje prej 3 878 krahasuar me dje.