Bota
Rekord i Volkswagen-it: 11 milionë makina të prodhuara në vitin 2019
Sipas një njoftimi të bërë nga ky prodhues, grupi VW në vitin 2019 ka dorëzuar në rrjetin e shitjes 10.97 milion automjete
Koncerni i madh gjerman i industrisë automobilistike, Volkswagen, ka shitur në vitin 2019 më shumë vetura se sa në vitin paraprak, 2018. Sipas një njoftimi të bërë nga ky prodhues, grupi VW në vitin 2019 ka dorëzuar në rrjetin e shitjes 10.97 milion automjete, shkruan srf.ch.
Kjo është një rritje prej 1.3 për qind në krahasim me një vit më parë, shkruan në njoftim prodhuesi më i madh në botë i makinave.
Në vjeshtë, VW ende kishte pritur që numri i automjeteve të reja do të ngecte në vitin 2019, transmeton albinfo.ch. Në disa rajone të botës, kërkesa për vetura të reja kohët e fundit është dobësuar.
Një risi në vitin e ri, 2020 është fillimi i prodhimit të makinës elektrike “të pastër” ID.3. Në vitin 2019, interesi i klientëve për automjete të elektrizuara nga grupi është rritur për rreth 80 për qind duke arritur në mbi 140,000 njësi.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











