Shqipëria
Rekord vetura të regjistruara, dyfishim i mjeteve të importuara nga Koreja e Jugut
Në krahasim me vitin e mëparshëm, regjistrimet e reja në total janë rritur me 27%, ndërsa ato të autoveturave me 26%
Viti 2024 ka shënuar numrin më të lartë të automjeteve që janë regjistruar ndonjëherë në Shqipëri, pjesa më e madhe e të cilave ishin autovetura.
Sipas statistikave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor në Shqipëri, për periudhën janar-dhjetor janë regjistruar për herë të parë gjithsej 99.4 mijë automjete, nga të cilat 83.2 mijë, ose 84% ishin autovetura, raporton Monitor, transmeton albinfo.ch.
Në krahasim me vitin e mëparshëm, regjistrimet e reja në total janë rritur me 27%, ndërsa ato të autoveturave me 26%.
Në total, në Shqipëri, deri në fund të 6 mujorit të parë të vitit 2024 kishte në qarkullim gjithsej 915 mijë mjete, nga të cilat 738 mijë janë autovetura.
Teksa përdorimi i mjeteve po rritet me shpejtësi, sërish po importohen makina të vjetra dhe me naftë, që janë një shkaktar i ndotjes së ambientit.
Sipas të dhënave të DPSHTRR-së, në 2024-n, rreth 53% e automjeteve të regjistruara ishin 9-15 vjet të vjetra dhe 26% ishin mbi 15 vjet të vjetra. Vetëm 12% ishin deri në 4 vjet të vjetra.
63% e mjeteve të reja ishin me naftë dhe 23% me benzinë. Automjetet elektrike zinin vetëm 3.1% të totalit të mjeteve të importuara. Flota e autoveturave vijon të jetë e vjetër. Nga 738 mijë vetura që kishte gjithsej në qarkullim deri në qershor 2024, rreth 73% e tyre janë më të vjetra se 15 vite dhe 20% kanë një vit prodhimi nga 9-15 vjet.
Vetëm 3% e stokut të veturave në vend janë më të reja sesa katër vjet.
“Zbulimi” i Koresë së Jugut nxiti rritjen rekord
Të dhënat e detajuara nga DPSHTRR tregojnë se prej dy vitesh ka një rritje të ndjeshme të importeve të mjeteve nga Koreja e Jugut. Në dy vjet (2023-2024) nga ky shtet janë importuar dhe dalë në qarkullim të paktën rreth 27 mjete.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.
Në krahasim me vitin 2024, mjetet nga Koreja e Jugut, mese u dyfishuan, me një rritje prej 124%. Dy vjet më parë nga ky shtet blerjet ishin minimale me rreth 1.2-1.5 mijë mjete në vit.
Më parë, dy shtetet nga importoheshin më shumë mjete ishin Italia dhe Gjermania. Por, nga 2023-shi, shqiptarët kanë zbuluar një destinacion të ri, që ofronte makina më ekonomike, pavarësisht kostove më të larta të transportit.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












