Lajme
Rekorde infektimesh me COVID në Europë
Gjatë ditëve të fundit janë shënuar rekorde infektimesh në Gjermani. Për herë të parë në këtë shtet raportohet për 100 mijë raste të reja me Covid-19.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterberg, përsërit thirrjet e tij se vaksinimi duhet të bëhet i detyrueshëm, vendim që pritet të hyjë në fuqi në muajin maj.
Ndonëse Qeveria britanike nga java tjetër do të lehtësojë masat kufizuese, situata mbetet shqetësuese. Sekretari Sajid Javid shprehet se kriza shëndetësore ende nuk ka përfunduar.
“Duhet të mësojmë të jetojmë me Covid në të njëjtën mënyrë sikundër kemi mësuar të jetojmë me gripin”, tha ai.
Edhe në Evropën Lindore ka një numër të lartë të të infektuarve. Rumania, e cila ka një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në BE, vijon të regjistrojë rekorde të të infektuarve.
Në Poloni, punonjësit e shëndetësisë thonë se janë të rraskapitur dhe të mbingarkuar dhe kanë frikë se spitalet nuk janë të përgatitur për një tjetër valë.
Autoritetet shëndetësore parashikojnë se numri i të infektuarve mund të dyfishohet në javën e ardhshme./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë











