Zhvillim
Remitancat: Sa përdoren ato për shkollim dhe shëndetësi?
Synimi i projektit ka qenë inspektimi i masës në të cilën ndikojnë remitancat në arsimim dhe në shëndetësi në Shqipëri dhe në Maqedoni
Në një buletin nga projektet Analytica dhe ACSER zhvilluara në Shqipëri dhe në Maqedoni, pasqyrohen rezultatet e projekteve në fjalë që merren me ndikimin e remitencave, ose të ardhurave nga diaspora, në edukim dhe në shëndetësi në Shqipëri dhe në Maqedoni.
Të dyja vendet kanë një varshmëri të madhe nga remitancat, të ardhura këto që ndikojnë në zbutjen e varfërisë të familjeve të emigrantëve. Dhe sigurisht, ato kanë rol kyç edhe në arsim dhe shëndetësi, prandaj edhe synimi i projektit ka qenë inspektimi i masës në të cilën ndikojnë remitancat në aspektet në fjalë, thuhet në buletin.
Rezultatet bazohen në anketën e bërë nga 1 korriku deri 31 tetor 2012 në kuadër të hulumtimit, në Shqipëri dhe në Maqedoni.
Në Maqedoni janë plotësuar 193 pyetësorë ndërsa në Shqipëri 94 sish. Duke pasur për synim nënat, anketa ka mbledhur informacione prej tyre lidhur me situatën familjare dhe të shkollimit e shëndetit të fëmijëve të tyre. Për këtë arsye, pjesëmarrëse në anketë janë nënat e fëmijëve të moshës 6 deri 14 vjeçare.
Rezultatet e hulumtimit në Maqedoni
Nga 193 të anketuarat në Maqedoni, 77 ose 39% kanë një anëtar të familjes jashtë vendit ndërsa 116 (60.1%) nuk kanë anëtarë jashtë vendit. Mosha mesatare e nënave të anketuara ka qenë në mes 24-59 vjeçe. Të gjitha të anketuarat jetojnë në Shkup.
36.3% (70) e të anketuarave jetojnë në një zonë rurale dhe 63.7% (123) jetojnë në zonën urbane të qytetit të Shkupit. 94.8% (183) e respondenteve janë të martuara, 3.1% (6) janë të shkurorëzuara dhe 2.1% (4) të veja.
Sa i përket prejardhjes etnike, të anketuarat janë: 24,4% (47) – maqedonase, 67.9% (131) shqiptare, 4.1% (8) turke, 2.6% (5) rome dhe 1 % (2) të tjera. 24.4% (45) janë ortodokse dhe 74.1% (143) janë myslimane.
Ndërsa struktura arsimit e të anketuarve është si vijon: 3.6% (7) nuk kanë përfunduar shkollimin fillor, 40.4% (78) kanë përfunduar arsimin fillor, 31.1% (60) kanë përfunduar arsimin e mesëm, 6.7% (13) kolegjin dhe 18.1% (35) kanë të mbaruar universitetin.
Sa i përket strukturës së punësimit 17.1% (33) e të anketuarave janë të punësuara në sektorin privat, 17.6% (34) në sektorin publik, 39.9% (77) janë të papuna, 24.9% (48) janë amvise dhe vetëm një e anketuar është pensioniste. Shumica e të anketuarave jetojnë në një familje me 4 anëtarë (52.8%), ose një familje me 2 fëmijë të moshave nga 6 deri 14 vjeçare.
Rezultatet e hulumtimit në Shqipëri
Ajo që del nga intervistimi i 94 nënave në Shqipëri nga zonat urbane dhe rurale sugjeron se migrimi gjegjësisht dërgimi i të hollave nga jashtë luan një rol të rëndësishëm për familjet shqiptare dhe veçanërisht në rezultatet e arsimit dhe shëndetësisë për fëmijët në grupmoshave 6-15 vjeçare.
Më shumë se 50% e familjeve kanë anëtarë të familjes jashtë vendit. Në 15% të rasteve anëtari jashtë vendit është një burrë (bashkëshorti), në 38% të tyre është një vëlla apo një motër ndërsa në rastet tjera kemi familjarë të tjerë si nëna, babai, të afërm etj. Në më shumë se 50% të rasteve të nënave të intervistuara ato kanë pohuar se marrin remitanca nga anëtarët e familjes jashtë vendit. Frekuenca e dërgesave që marrin duket të jetë kryesisht në baza mujore ose një herë në vit. Ndërsa për një të katërtën e nënave, dorëzimi i dërgesave bëhet në mënyrë sporadike apo ai ndodh vetëm me rastin e ngjarjeve të rëndësishme. Mesatarja e remitancave sillet në mes të 100 dhe 1000 eurove.
Nga hulumtimi del se më shumë se një e treta e nënave kanë marrë remitanca për periudha më të gjata se 10 vjet. Nënat e anketuara gjithashtu thonë se në 66% të rasteve remitancat i kanë shfrytëzuar për mbështetjen e familjes në shpenzimet ditore, ndërsa vetëm 10% janë ndarë për shpenzimet e lidhura me shëndetin, 4% për shkollim ndërsa pjesa tjetër për qëllime të tjera. Midis nënave të intervistuara ka pasur edhe gra që vetë kanë përvojë të migrimit nga 1-8 vjet. Ato janë kthyer kryesisht nga Italia, Greqia, Britania e Madhe dhe SHBA. Në më shumë se 30% të rasteve nënat e intervistuara kanë më shumë se një fëmijë dhe përbërja gjinore është 53% vajza dhe 47% djem.
Evaluimi i mëvonshëm i të dhënave të ndryshme për moshën, peshën, gjatësinë gjendjen shëndetësore dhe arsimore të fëmijëve do të mundësojë të dihet ndikimi i remitancave në këto segmente, përfundon buletini i projekteve Analytica dhe ACSER.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord











