Integrimi
Reni Likaj, luftë kundër kancerit dhe dëbimit nga Gjermania
Kërkesa e familjes për azil në Gjermani është refuzuar. Edhe për pak ditë ata duhet ta lëshojnë Gjermaninë, nëse Zyra e Migracionit nuk vendos diçka ndryshe për këtë familje
Reni Likaj është 12 vjeçar nga Shqipëria. Ai vuan nga sëmundja e kancerit dhe është thuajse i verbër. Megjithatë, së bashku me familjen e tij duhet të dëbohet nga Gjermania. Ndërkohë Reni dhe familja e tij po “luftojnë” që t’iu lejohet qëndrimi në Gjermani.
Reni është një djalë i zgjuar dhe i sjellshëm. Edhe pse vuan nga sëmundja e kancerit, djali qëndron si trim. “Unë jam i mirë. Unë dua të qëndroj këtu. Është shumë bukur.” Reni kishte një tumor malinj të syrit, dhe duhej t’i nënshtrohej disa herë operacionit. Ndërkohë, ai ka një sy xhami, me të cilin mundohet të shohë të tjerët. Reni duhet të kontrollohet çdo muaj në Klinikën Universitare në Hamburg. Nëna e tij, Amarilda është shumë e shqetësuar rreth tij. “Reni nuk është mirë për momentin. Ai nuk sheh asgjë”, thotë ajo, shkruan swr.de.
Lufta kundër deportimit
Kërkesa e familjes për azil në Gjermani është refuzuar. Edhe për pak ditë ata duhet ta lëshojnë Gjermaninë, nëse Zyra e Migracionit nuk vendos diçka ndryshe për këtë familje. Familja Likaj tash mundet vetëm të presë. “Kam shumë frikë”, thotë nëna, transmeton “albinfo.ch”.
Në vendbanimin ku jeton familja, Martinshöhe, janë angazhuar shumë njerëz për të ndihmuar këtë familje, ka thënë fqinja e tyre Marion Komannder. “Jemi munduar t`i ndihmojmë të gjithë banorët e këtij vendi. Kemi mbledhur mobile, veshje… Çdo gjë që kemi pasur mundësi ua kemi dhuruar”. Ajo vet ka kaluar shumë kohë me Renin. “Aktualisht ai nuk shkon fare në shkollë. Kjo është për të ardhur keq, sepse ai është shumë inteligjent”, thotë Marion Komannder. “Do të ishte për keqardhje nëse ai kurrë nuk shkon në shkollë dhe nuk mund të punojë në të ardhmen”, njofton “albinfo.ch”.
Çantat janë paketuar
Familja Likaj ka filluar t’i paketojë disa gjëra, dhe të jetë e gatshme për çdo rast. Të mërkurën vendos komisioni për raste të veçanta të vendit, dhe aty do të kuptohet nëse ministria e Integrimit do të vendosë për qëndrimin apo deportimin e familjes Likaj. Amarilda Likaj shpreson për një të ardhme në Gjermani. “Dëshiroj të punoj këtu”, thotë ajo. Ajo shpreson që Reni këtu të shkojë në një shkollë për të verbrit. Dëshira e saj më e madhe është që “djali im të jetë i shëndetshëm. Që familja ime të jetë e shëndetshme.”
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia














