Lajme
Rënie e ndjeshme e infeksioneve në Zvicër: 1075 raste për 24 orë
BAG raporton 35 raste të reja të vdekjeve nga korona. Mesatarja 7 ditore është 15 të vdekur në ditë që është 29 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 1075 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit.
Mesatarja 7 ditore është 1119 ose 22 për qind më pak se në javën e kaluar, raporton srf.ch. Trendi aktualisht është dukshëm në rënie.
Shkalla mesatare pozitive 7 ditore aktualisht është 4.9 për qind. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është ulur me 1 pikë përqindjeje, transmeton albinfo.ch. Numri i testimeve në mesataren 7-ditore është 27,733 në ditë dhe kështu është rritur për 4 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
BAG raporton 35 raste të reja të vdekjeve nga korona. Mesatarja 7 ditore është 15 të vdekur në ditë që është 29 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 1,05o persona që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 16 përqind më pak se në javën e kaluar.
Shtretërit e certifikuar të kujdesit intensiv në spitalet zvicerane aktualisht po shfrytëzohen në masën prej 79.0 për qind. Ndërsa nëse përfshihen këtu edhe shtretërit ad hoc, zënia e tyre është në masën 69.0 për qind.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















