Lajme

Rënie e theksuar e numrit të infeksioneve në Zvicër

Raportohen 1235 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit. Mesatarja 14-ditore është 40 shtrime në spital në ditë ose 22 për qind më pak se në javën e kaluar

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar sot 1235 raste të reja që kishin rezultuar pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit.

Mesatarja 7-ditore është 1804. Kjo është 31 për qind më pak se javën e kaluar. Incidenca 14-ditore është aktualisht 321.1, raporton srf.ch.

BAG njofton po ashtu për 43 shtrime të reja në spitale. Sipas tij, mesatarja 14-ditore është 40 shtrime në spital në ditë, transmeton albinfo.ch. Kjo është 22 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar.

709 persona aktualisht janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19 që është 15 për qind më pak se në javën e kaluar.

Aktualisht janë 237 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv. Kjo është 14 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar.

BAG raporton për 4 raste të reja të vdekjes. Mesatarja 7-ditore është 4 të vdekur në ditë, që është 38 për qind më pak se në javën e kaluar.

Numri i testimeve të kryera në një mesatare prej 7 ditësh është 37,971 teste në ditë dhe kështu është rritur me 12 për qind në krahasim me javën e kaluar.