Koronavirusi: çast pas çasti
Rënie ‘historike’ e eksportit gjerman në prill
Prilli i kaluar do të futet në historinë e tregtisë gjermane - për të keq! Eksporti gjerman ka rënë për më shumë se 30%, krahasuar me prillin e vitit të kaluar. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë, prej vitit 1950.
Kriza e koronës e ka goditur ekonominë gjermane në prill me tërë fuqinë. Shutdown për shkak të epidemisë ka filluar në mars, por prilli ishte muaji kur ekonomia gjermane ka përjetuar një rënie historike, për shkak të mbylljes së kufijve, kufizimeve në udhëtime dhe pengesave në transportet tokësore, ujore dhe ajërore. Si pasojë, eksporti gjerman ka shënuar në prill një rënie në krahasim me një vit më parë prej 31,1 %.
Volumi i tregtisë së jashtme ka qenë vetëm 75,7 miliardë euro, kumtoi Enti i Statistikave të martën në Wiesbaden. Ishte kjo rënia më e madhe e eksportit gjerman gjatë një muaji që prej fillimit të matjeve statistikore në vitin 1950. Krahasuar me marsin e vitit 2020, eksportet në prill kanë rënë për 24,0%.
Eksportet gjermane kanë rënë varësisht nga tregu dhe vendet e botës. Eksportet në Kinë kanë rënë në prill të vitit 2020 më pak se në rajonet e tjera, me një minus prej 12,6 %. Virusi korona është paraqitur për herë të parë në Kinë. Por në mars ai është përhapur me tërë fuqinë në Evropë dhe SHBA. Këtë e tregon edhe bilanci i eksporteve. Më së shumti është prekur eksporti në Francë me një minus prej 48,3 %, pastaj në Itali minus 40,1 dhe SHBA minus 35,8%, në krahasim me një vit më parë.
Shumë ekonomistë kanë llogaritur me një rënie të madhe të eksportit gjerman, pas rënies në mars prej 11,7 %. Por rënia në prill ka qenë edhe për ta më e madhe sesa që është menduar. Eksporti gjerman ka rënë në tre muajt e fundit në mënyrë konstante. Ndaj ekspertët janë kureshtarë të shohin se si do të zhvillohen gjërat deri në fund të vitit.
Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë në Gjermani llogaritë se në vitin 2020 mund të ketë një rënie të eksporteve prej të paktën 15 %. Edhe Shoqata Federale e Industrisë (BDI) pret një minus prej rreth 15 % të eksporteve. Ekspertët thonë se nga bumi i 10 vjetëve të fundit në eksport ka mbetur pak. Por, pas lehtësimeve të fundit të masave mbrojtëse, në Gjermani ka filluar të përmirësohet gjendja.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris
Jeta në Zvicër
-
Kundërshtarët e vaksinimit demonstruan në St. Gallen bashkë me ekstremistët e djathtë Bëhet fjalë për dy grupe që shprehen kundër një ligji të ri kantonal që detyron vaksinimin... -
Njëmbëdhjetë të plagosur pas shpërthimit në paradën e karnavaleve në Valis -
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore













