Tematike
Rënie rekorde e numrit të nxënësve në Zvicër
Ndërkohë raporti shënon se ka ngritje në nivelin arsimor të popullatës. Nje në tre zviceranë disponon me arsimim terciar (shkollë të lartë ose fakultet)
Numri i nxënësve në shkollat e Zvicrës nuk ka qenë kurrë më i ulët në krahasim me numrin e përgjithshëm të banorëve. Një përfundim të tillë e ka nxjerrë raporti i dytë i publikuar të martën për arsimin në Zvicër. Ky raport, i cili për herë të parë është publikuar në vitin 2010, tash e tutje do të publikohet një herë në katër vjet.
Sot në Bernë është mbajtur një konferencë për medie ku është prezantuar ky raport, i cili përmban 300 faqe.
Por, raporti parasheh që në vitet e ardhshme të ketë sërish ngritje të numrit të nxënësve. Deri në vitin 2021 pritet që ky numër, në shkollimin primar, të rritet për 10 për qind. Ndërsa për shkollimin sekondar prognozohet që shtimi të fillojë që nga viti 2017.
Siç thuhet në komunikatën që lidhur me këtë raport e ka publikuar Sekretariati shtetëror për arsim, hulumtime dhe novacion, niveli arsimor i përgjithshëm i popullatës është ngritur me të madhe. çdo i treti person i moshës madhore disponon me arsimim terciar (shkollë të lartë ose fakultet etj.) që paraqet një dallim të madh në krahasim me gjendjen e para dhjetë viteve, kur vetëm çdo i katërti kishte këtë nivel shkollimi. Rritja vjen edhe si rezultat i numrit gjithnjë në shtim të të huajve me arsimim të lartë që vijnë të punojnë dhe jetojnë në Zvicër.
Parashihet që ky trend i rritjes të vazhdojë edhe me tutje.
Synimi i raportit të publikuar sot është që të bëhet pasqyrimi i njohurive aktuale në lidhje me sistemin arsimor nga faza parashkollore deri në shkallën e orientimit profesional, thuhet në komunikatën e Sekretariatit shtetëror për arsim, hulumtime dhe novacion.
Raporti do të analizohet nga institucionet kompetente në kantone dhe në federatë për të nxjerrë përfundimet e nevojshme lidhur me nivelin në të cilin gjendet sot sistemi arsimor i Zvicrës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor










