E-Diaspora
Reperi Besko shkakton sërish skandal në Zvicër, plaçkit postën
Ai është kthyer në Zvicër dhe menjëherë ka përfunduar në qendër të vëmendjes
Vite më parë reperi kosovar, Besjan Kacorraj, i njohur me nofkën Besko, ishte bërë temë e nxehtë debati në Zvicër, nëse duhej të dëbohej ose jo për shkak se kishte thyer ligjin disa herë.
Përkundër se ishin angazhuar edhe politikanë dhe reperë të tjerë, ai ishte dëbuar në Kosovë. Albinfo.ch kishte shkruar disa herë për Besko-n dhe rastin e tij.
Por, ai është kthyer në Zvicër dhe menjëherë ka përfunduar në qendër të vëmendjes, shkruan albinfo.ch.
Ai është arrestuar nga Policia Kantonale e Cyrihut, sepse dyshohet për grabitje të armatosur në filialin e një poste në Dubendorf të Zvicrës.
Reperi shqiptar kishte kërcënuar dy të punësuarit në një filial të një poste në qytezën Dübendorf të Zvicrës më 19 shkurt dhe vodhi disa qindra franga, shkruan ‘Blick’.
Ai u arrestua dy ditë më vonë, duke shtuar edhe një vepër penale në dosjen e tij.
Politikani i SVP-së i del në mbrojtje reperit Besko: “Ai i nevojitet Zvicrës”!
Besko ndodhej në Zvicër përkohësisht, pasi prej tre vitesh jeton në Prishtinë. Ai ishte dëbuar nga Zvicra në vitin 2016 dhe i ishte vendosur ndalesë për t’u kthyer në Zvicër në katër vitet e ardhshme, pasi edhe asokohe ishte dënuar për grabitje të armatosur.
Blick raporton se, reperi kosovar ndodhej në Zvicër me një vizë pezullimi e cila jepet në raste të thirrjeve gjyqësore, vdekjes së një anëtari të ngushtë të familjes që jeton në Zvicër apo në rast të vizitës tek ndonjë anëtar i familjes.
Dëbimi i reperit shqiptar bëhet temë e nxehtë debati në Zvicër
Reperi i dëbuar në Kosovë, mund t`i kalojë pushimet në Zvicër!
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














