Opinione

Represioni dhe retorsioni*

Nëse një qeveri vendos të marrë një masë hakmarrëse ose një përgjigje, ajo duhet t'i bazojë masat në një mekanizëm lehtë të kuptueshëm në parimin shkak-pasojë ose: “nëse-atëherë” dhe t'ia njoftojë në mënyrë të qartë bashkësisë së shteteve në Evropë këtë veprim. Masat doganore që janë vendosur tashmë përmbajnë në vete një mekanizëm lehtësisht të kuptueshëm “nëse-atëherë” (Nëse: nuk ka njohje të Kosovës; Atëherë: ka taksë doganore)

Për rastet kur marrëdhëniet midis shteteve nuk funksionojnë siç duhet, e drejta ndërkombëtare njeh instrumente të ndryshme për të kompensuar sjelljen jo të duhur. Dy nga këto instrumente janë shtypje dhe rikthimi (represioni dhe retorsioni) .

Represioni (represalja) është një veprim që në vetvete është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Këtë veprim një shtet e merr si përgjigje ndaj një shkeljeje ndërkombëtare të kryer kundër tij, në mënyrë që të detyrojë shtetin që vepron në mënyrë delinkuente, të heqë dorë nga sjellja në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar ose të bëjë ndryshime.

Retorsioni ose rikthimi, nga ana tjetër është një veprim jomiqësor me të cilin një shtet reagon ndaj një veprimi ose sjellje jo miqësore të një shteti tjetër që është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar (“pagesë me të njëjtën monedhë”). Për dallim nga represioni, rikthimi nuk shkel ndonjë normë të së drejtës ndërkombëtare, por në rastin më të mirë shkel një rregull kurtoazie.

Fusha e shtrirjes së rikthimit po vjen duke u zvogëluar për shkak të densitetit në rritje të rregulloreve në të drejtën ndërkombëtare. Rikthimet (retorsionet) e mëparshme të shpeshta në fushën e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare tani janë të ndaluara nga traktatet ndërkombëtare (GATT; komunitetet mbikombëtare, sindikatat; marrëveshjet e tregtisë së lirë; marrëveshjet tregtare). Një shembull tipik i një rikthimi është përfundimi i marrëdhënieve diplomatike ose mosnjohja e akteve të huaja sovrane.

Marrëveshja për Tregtinë e Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA) është një marrëveshje midis Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Republikës së Kosovës, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Në të vërtetë kjo marrëveshje parashikon tregti pa barriera tarifore. Por, jo të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s kanë marrëdhënie të mira fqinjësore me Republikën e Kosovës; Përkundrazi, ngacmimet, si në transaksione politike ashtu dhe në ato ekonomike,  tregtare janë të përhershme. Për këtë arsye, qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj, pati vendosur një taksë prej 100% mbi tarifën për importin e mallrave të caktuara nga rajone të caktuara (Serbia, Bosnja dhe Hercegovina). Varësisht nga këndvështrimi, kjo masë mund të cilësohet si zmbrapsje (represion) ose rivendosje (retorsion). Për shkak se pagesa e vendosur doganore nuk është në pajtim me CEFTA-në, kjo masë më shumë ngjan me represionin. Vendet e prekura nga masat janë bërë viktima të politikave të tyre të mosnjohjes së Kosovës. Për sa kohë që nuk e njohin Republikën e Kosovës, ato do të kenë vështirësi të kritikojnë në mënyrë efektive masat e urdhëruara nga qeveria e mëparshme para organeve ndërkombëtare.

Nëse një qeveri vendos të marrë një masë hakmarrëse ose një përgjigje, ajo duhet t’i bazojë masat në një mekanizëm lehtë të kuptueshëm mbi parimin shkak-pasojë ose: “nëse-atëherë”, dhe t’ia njoftojë në mënyrë të qartë bashkësisë së shteteve në Evropë këtë veprim. Masat doganore që janë vendosur tashmë përmbajnë në vete një mekanizëm lehtësisht të kuptueshëm “nëse-atëherë” (Nëse: nuk ka njohje të Kosovës; Atëherë: ka taksë doganore)

Masa e caktuar e rikthimit (retorsionit) ose ajo (represionit) duhet të vlerësohet gjithnjë në kontekstin e analizës së situatës juridike ndërkombëtare nga dy këndvështrime: në nivelin juridik dhe në atë politik. Në analizën juridike, qeveria duhet të sqarojë në mënyrë të përsosur nëse masat që duhen ndërmarrë shkelin një normë të së drejtës ndërkombëtare ose thjesht një rregull të kurtuazisë dhe të shprehë në mënyrë të qartë arsyet e veprimit. Kjo ndërkaq është punë e juristëve. Në analizën politike, qeveria duhet të rendisë dhe të analizojë disavantazhet e mundshme. Ajo duhet të argumentojë që Republika e Kosovës në të vërtetë është e prekur nga disavantazhet dhe se, nga një këndvështrim politik, masa kundërvepruese pra duket e justifikuar ose të paktën, e kuptueshme.

Në Republikën e Kosovës, qeveria e Ramush Haradinaj u zëvendësua nga qeveria e re e Albin Kurtit. Një nga detyrat e qeverisë së re është të ekzaminojë se çfarë pozicionesh dëshiron të marrë në një kontekst ndërkombëtar. Por, duke qenë se masat janë tashmë të vendosura dhe nuk ka presion kohe mbi qeverinë në këtë pikë, ndryshimet nuk duhet të bëhen nën presionin e kohës, në nguti. Nëse duhet të rishikohet sistemi i masave tashmë të vendosura, rekomandohet që doktrina e re të komunikohet qartë në nivelin ndërkombëtar dhe të ketë një mekanizëm të lehtë për t’u kuptuar të parimit “nëse-atëherë”. Është një maksimë e vjetër e politikës së jashtme e cila thotë se politika e jashtme është gjithmonë politikë e brendshme sepse interesat jetikë të qytetarëve të një vendi preken gjithnjë nga politika e jashtme.

Në të njëjtën kohë, politika e jashtme është gjithashtu një “vallëzim” në një skenë ndërkombëtare ndërsa skena ndërkombëtare ka gjithmonë ndikim në mirëqenien e vendit. Kushdo që është i njohur me të drejtën ndërkombëtare, e di këtë të paktën që nga “Deklarata Ihlen” e vitit 1919. Edhe pse Norvegjia kishte okupuar pjesë të Grenlandës, Ministri i Jashtëm Norvegjez Ihlen kishte deklaruar se kundrejt pretendimit të Danimarkës mbi sovranitetin e Grenlandës nuk mund të priteshin vështirësi nga Norvegjia. Si rezultat, Gjykata Ndërkombëtare u desh të merrej me pyetjen nëse deklarata e Ihlenit ishte detyruese për Norvegjinë ose jo. Në historinë e saj të re, Republika e Kosovës nuk i ka lejuar vetes një gabim të tillë në politikën e jashtme

Ne jemi optimistë se nën qeverinë e re, politika ndërkombëtare do të zhvillohet me një sens mase proporcionale, si në aspektin e  të drejtës ndërkombëtare ashtu dhe në aspektin politik.

  • Retorsioni: term nga e Drejta Ndërkombëtare që kuptohet si rikthim