Fotolajmi
Resim K. quhet “ekstremisti” islamik që e dëboi Gjermania për në Kosovë
Resim K. quhet “ekstremisti” islamik që e dëboi Gjermania për në Kosovë
Është bërë i njohur fytyra dhe emri i “ekstremistit” islamik, të cilin ditë më parë Gjermania e dëboi për në Kosovë. Ditën e enjte nga Munihu 41 persona shqiptarë që iu ishte refuzuar kërkesa për azil u dëbuan me një avion charter nga Gjermania për në Prishtinë. Në mesin e tyre ishte edhe djaloshi 23-vjeçar, i cili qëndronte ilegalisht në Gjermani dhe dyshohej si përkrahës i atentateve terroriste. Për depërtimin e këtij djali raportoi edhe albinfo.ch.
Mirëpo, gjatë ditës së hënë gazeta gjermane bild.de bën të njohura të dhëna shtesë rreth personit, madje ajo boton edhe fotografi. Bëhet fjalë për Resim.K.
Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann, pa dashur të përmendë as inicialet e këtij personi, pati thënë: “Megjithëse për këtë person deri më tash nuk ka ndonjë të dhënë për ndonjë vepër, por nga pikëpamjet tona na është dukur e nevojshme ta depërtojmë menjëherë”.
Po kush është simpatizanti i rrezikshëm i ISIS-it?
Ai quhet Resim. K. dhe vjen nga Prizreni, një qytet në jug të Kosovës, i cili ka 176 mijë banorë. Gjashtë vjet më parë ai u largua nga shtëpia dhe iku për në Cremona, një qytet i vogël në veri të Italisë, shkruan bild.de, përcjell albinfo.ch.
Gazeta gjermane shkruan se Resim. K. në rrjetet sociale festonte sulmet terroriste mbi revistën satirike “Cahrlie Hebdo”, të cilat ndodhën në janar në Paris, ku mbeten të vdekur 11 persona, ndërsa deklaronte se dëshironte të sakrifikohej për “nder të profetit”. Sipas gazetës, ai kishte kontakte edhe më imamin kontrovers nga Gjermania Pierre Vogel, i njohur për ligjëratat ekstremiste, me të cilin edhe është fotografuar.
Këto përkrahje shtyn gjyqësorin italian që të bie në gjurmët e tij. Hetuesit gjeten tek ai dokumente false dhe armë zjarri. Mediat italiane si “Il Giornale” kishin raportuar se ai ishte në kontakte për t’ iu bashkuar edhe ISIS-it në Siri.
Italianët e depërtuan jashtë shtetit dhe ai udhëtoi në rrugë të fshehta të shteteve të Ballkanit deri sa arriti në Gjermani.
Policia gjermane ra në gjurmët e tij përmes faqes në Facebook dhe pasi e arrestoi, e dëboi për në Kosovë.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën