Maqedonia
“Respekto Ligjin për gjuhët”: Studentët shqiptarë në Shkup protestuan kundër diskriminimit institucional
Studentët shqiptarë, kanë protestuar sot në Shkup me flamuj shqiptarë si dhe me pankarta që shkruanin “Ndal diskriminimit institucional”, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe.
“Mos mohoni një të drejtë të fituar”, “Ligji për gjuhët është i qartë”, “Respektoni ligjin për Gjuhët”, “Mos e prekni Ligjin për Gjuhët!”, ishin vetëm disa nga mesazhet e protestës, i ndjekur nga brohoritje për llogaridhënie dhe dorëheqje, transmeton albinfo.ch.
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski u bëri thirrje studentëve dhe pjesëmarrësve të mos lejojnë veten, siç tha ai, “të jenë një mjet në duart e një partie politike opozitare”, duke shtuar se Qeveria tashmë ka formuar një grup ekspertësh kushtetues që po punojnë për të gjetur një zgjidhje.
Ndryshe, 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet përkatëse kanë firmosur një peticion, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga Ndërtesa shumëkatëshe Sphinx në Cyrih ka qenë gati prej katër muajsh. Megjithatë, një e pesta e... -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz











