Kosova
Rezultate të dobëta të nxënësve të Kosovës në testin PISA
Raportohet se nga 80 vendet pjesëmarrëse, Kosova renditet në listën e dhjetëshes së fundit në studimin ndërkombëtar të arsimit – testin PISA, që vlerëson kompetencat e nxënësve 15-vjeçar, në lexim, matematikë dhe shkencë, përcjell albinfo.ch.
Rezultati është publikuar sot nga Ministria e Arsimit. Arsyetim i këtij rezultati në rënie sipas tyre ka qenë koha paspandemike e mësimi në distancë. Në këtë testim kanë marrë pjesë 6,027 nxënës nga 229 shkolla, teksa matematika sivjet ka qenë fokusi kryesor.
“Kosova është e 73-ta në matematikë nga 80 vendet pjesëmarrëse. Ka rënie nga viti 2018 prej 11 pikëve. Rënien më të madhe nga të gjitha shtetet e ka Shqipëria, me rënie prej 69 pikë krahasuar me vitin 2018”, ka deklaruar zyrtari i MASHTI-t, Fatmir Elezi.
Në lexim Kosova është e 74-ta nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, ka rënie prej 11 pikësh nga rezultatet e PISA-s në vitin 2018. Ndërkaq, në shkencë Kosova radhitet e 76-ta, me 6 pikë rënie nga rezultati i 2018-s.
“Rezultatet që janë bërë publike sot kanë qenë të pritshme, duke pasur parasysh që në këtë cikël të testimit, pra pranverën e vitit 2022, kemi pasur një situatë menjëherë pas pandemisë, koha kur mësimi është zhvilluar nga distanca dhe me ndërprerje jo të vogla”, ka deklaruar e para e arsimit, Arbërie Nagavci.
Ajo ka thënë se kjo rënie e rezultateve nuk vlen vetëm për Kosovën, por është situatë rajonale. Ministrja ka theksuar se do të kujdesen për përmirësimin e cilësisë së teksteve shkollore.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit










