Kosova
Rezultatet e rinumërimit për 530 vendvotime publikohen pas 10 ditësh
Udhëheqësi i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, ka thënë se rezultati i rinumërimit të votave nga 530 vendvotime dhe i atyre me kusht do të publikohet pas rreth 10 ditëve
KQZ mori vendim për rinumërimin e këtyre vendvotimeve për shkak të mospërputhjes së numrit të votave të subjekteve politike me kandidatët.
Ahmetaj tregoi edhe për mënyrën e procesimit të numërimit të votave.
“Jemi në proces të rinumërimit të votave që kanë pasë mospërputhje të votave të subjekteve dhe të kandidatëve. Kemi raste kur kandidati ka më shumë vota se subjekti apo edhe anasjelltas. Këto raste nuk i pranon nuk sistemi të procesohen dhe për këtë arsye kemi një numër kaq të madh të votave që do të rinumërohen”, tha ai në Klankosova.
“E kemi edhe procesin e rinumërimit dhe procesin e numërimi të votave me kusht, të gjitha këto rezultate do t’i bëjmë bashkë dhe do të dalim me rezultate finale”.
“Janë 23 tavolina apo njësi të numërimit ku secila është e vëzhguar nga përfaqësuesit e subjekteve politike pasi KQZ ofron transparencë për këtë proces”.
“Procesi i 530 vendvotimeve që do të rinumërohen nuk mund të përmbyllet më shumë se një javë. Duke pasë parasysh edhe votat me kusht konsiderojmë që para tetë apo dhjetë ditëve nuk mund t’i kompletojmë rezultatet”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












