Tematike
SVP merr vota edhe nga votuesit tradicionalisht të majtë
53% e njerëzve që kanë kaluar në SVP kanë përmendur çështjen e politikës së migracionit si arsye, 39% çështjen e gjinive dhe “wokeness”
Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje, SVP ka fituar votues nga i gjithë spektri partiak dhe gjithashtu ka mobilizuar votues të rinj. Këtë e tregon një sondazh i Institutit Sotomo, i cili është marrë me arsyet e sjelljes, gjegjësisht ndryshimit të preferencave nga ana e votuesve, transmeton albinfo.ch.
Edhe partitë e tjera kanë hunbur, gjegjësisht fituar vota nga partitë rivale ose edhe të një blloku. Kështu PS-ja ka fituar 2 pikë përqindje nga të Gjelbrit, por ka humbur 0.4 pikë përqindje ndaj partisë së Qendrës (Die Mitte) dhe 0.5 pikë përqindje ndaj SVP-së.
Qendra, nga ana tjetër, ka fituar vota të krahut të majtë dhe atij liberal, por gjithashtu ka humbur 0.7 pikë përqindje ndaj SVP-së, shkruan srf.ch. Më shumë se gjysma e humbjeve të të Gjelbërve kanë shkuar në favor të PS-së.
Anketa është realizuar në emër të SRG dhe u zhvillua ndërmjet 21 dhe 23 tetorit. Në të kanë marrë pjesë 23,207 votues me të drejtë vote. Marzha e gabimit është plus/minus 1.2 pikë përqindjeje.
Çështja më e rëndësishme për të cilën janë dhënë votat në zgjedhjet e 2023-ës ishte migrimi, tregon sondazhi i Sotomo-s.
Pothuajse një e treta e votuesve që në këto zgjedhje kanë votuar për një parti tjetër nga ajo e zgjedhjeve të kaluara, kanë përmendur çështjen e primeve të sigurimit shëndetësor, sipas po këtij sondazhi.
Një e katërta janë shprehur se nuk ishin të kënaqur me politikën e migrimit të ish-partisë së tyre dhe një e katërta tjetër ka përmendur debatin rreth gjinive dhe “wokeness” (ndjeshmëria për barazinë racore), siç tregon sondazhi i Institutit Sotomo.
Në këtë kontekst, 53% e njerëzve që kanë kaluar në SVP kanë përmendur çështjen e politikës së migracionit si arsye, 39% çështjen e gjinive dhe “wokeness” dhe 30% pandeminë e koronës, përcjell albinfo.ch. PS ka përfituar nga çështja e sigurimeve shëndetësore. 28% e kanë përmendur këtë si një arsye për ndërrim partie.
Arsyet pse SVP është fituesja e madhe e zgjedhjeve dhe të Gjelbrit humbësit e mëdhenj lidhen me çështjet që shqetësojnë votuesit, thotë politologia Isabelle Stadelmann-Steffen.
Ndryshimet klimatike ishin çështja dominuese në zgjedhjet e katër viteve më parë, në vitin 2019. Por, kjo tani ka ndryshuar. Kjo nuk do të thotë se shumë njerëz me një qëndrim bazë majtas-gjelbër kanë votuar papritmas në për partitë e djathta. Më shumë bëhet fjalë për prioritizimin e temave.
Sidomos në situata krize, temat gjithmonë priren të shkojnë në drejtim konservator, pra djathtas thotë Stadelmann-Steffen.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Shqiptarët në Itali hapin qendrën kulturore “Oda” Shqiptarët në Itali kanë shënuar një moment të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit dhe traditave kulturore...
-
Varshavë: Filmi “Pikë uji” prezantohet në festivalin prestigjioz
-
Prishtinasja mahnit jurinë gjermane me zërin e saj në ‘Deutschland sucht den Superstar’
-
Itali: Laura Fetahu vazhdon tutje garën me sukses në X Factor
-
Diaspora i dërgon letër kancelarit gjerman Scholz, kanë një kërkesë për të
Jeta në Zvicër
-
Kombëtarja e Zvicrës sot përballet me Danimarkën Duke nisur sot, nga ora 20:45, përfaqësuesja e Zvicrës do të përballet me atë të Danimarkës,...
-
A do ta vazhdojë karrierën Lara Gut-Behrami deri më 2026
-
Informacion i ri mbi vrasjet e Chevaline të 12 vjetëve më parë
-
Lidhja e re A40 shkon një hap më tej
-
27 kërcënime me bombë në Austri, arrestohet një zviceran