CH-Ballkani
Riatdhesohen 2 mijë nxënës në Kosovë
Rreth 2 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë janë kthyer në vend nga shtetet e Bashkimit Evropian, të cilët kishin migruar në mënyrë ilegale me familjet e tyre, në fund të vitit të 2014 dhe në fillim të vitit 2015.
Këta nxënës tashmë janë integruar në sistemin e arsimit, kryesisht nëpërmjet provimeve, thonë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Ky integrim është realizuar nëpërmjet një udhëzimi administrativ, i cili ka hyrë në fuqi në fund të vitit të kaluar.
Por, jo të gjithë nxënësit e kthyer ndjekin mësimet pas riatdhesimit të tyre në Kosovë.
75 për qind e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas pas riatdhesimit, kanë mbetur jashtë bankave shkollore, tha për Evropa e Lirë, Bashkim Ibishi, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Avokim
Ndryshe, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, 5,200 ka qenë numri i nxënësve, të cilët kishin braktisur Kosovën me familjet e tyre në dhjetor të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015.
Në këtë periudhë, mijëra qytetarë, në mënyrë të paligjshme, kanë braktisur Republikën e Kosovës për shkak të, siç thuhet, “një perspektive më të mirë në vendet e Bashkimit Evropian”.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres












