Shkurt.ch
Rifillojnë fluturimet për në Ukrainë
Kompania e fluturimeve ajrore “Swiss International Air Lines AG” apo e njohur si “Swiss”, do të rifillojë fluturimet për në Ukrainë nga 26 marsi i vitit të ardhshëm 2018, raporton “avianews.com”, shkruan “www.ukrinform.net”.
“Kompania zvicerane e fluturime ajrore ka njoftuar se fluturimet në Ukrainë do të rifillojnë më 26 mars të vitit 2018. Në këtë datë kompania ajrore do të operojë fluturimin e saj të parë Cyrih-Kiev, pas një ndërprerje katër vjeçare. Fluturimet në këtë rrugë do të operohen katër herë në javë: të hënën, të mërkurën, të premten dhe të shtunën”, thuhet në raport, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, është njoftuar se shitja e biletave do të fillojë nga 25 tetori, pra sot.
“Swiss” është pjesë e Grupit Lufthansa, ka fluturuar në Ukrainë nga tetori i vitit 2013 deri në tetor të vitit 2014.
Fluturimet në Kiev u pezulluan për shkak të arsyeve ekonomike.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori Kurrë më parë kaq shumë banorë në Cyrih... -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud -
Banesat në Zvicër, qeveria synon rritjen e ndërtimit përmes fondeve publike













