Lajme
Rihapet edhe një pikë e përkohshme kufitare Zvicër-Itali
Kalimi i këtyre pikave kufitare është i mundur vetëm për personat me pasaportë zvicerane dhe për të huajt me qëndrim të rregullt në Zvicër ose me leje pune këtu
Drejtoria Federale e Administrimit të Doganave ka vendosur hapjen e përkohshme edhe të një vendkalimi kufitar në mes të Zvicrës dhe Italisë, në Kantonin Tiçino. Ky vendim është marrë në konsultim me autoritetet kantonale dhe me ato të italisë, shkruan sda.ch.
Bëhet fjalë për pikën kufitare Brusata die Novazzano.
Hapja është bërë për të lehtësuar qarkullimin e punëtorëve italianë që punojnë në Zvicër dhe kthehen për çdo ditë në shtëpi në itali, transmeton albinfo.ch.
Vendkalimi kufitar në fjalë është hapur sot. Ai qëndron i hapur nga ora 05.00 e mëngjesit deri në orën 09.00 të mëngjesit si dhe nga ora 16.00 e pasdites deri në orën 20.00 të mbrëmjes.
Një vendkalim tjetër, (Dirinella) është hapur që nga e enjtja e javës së kaluar dhe është në funksion në periudhat e njëjta ditore.
Administrata Federale e Doganave tërheq vërejtjen se kalimi i këtyre pikave kufitare është i mundur vetëm për personat me pasaportë zvicerane dhe për të huajt me qëndrim të rregullt në Zvicër ose me leje pune këtu.
Përveç dy vendkalimeve të përmendura, në Kantonin e Tiçinos vazhdojnë të mbahen të hapura edhe vendkalimet tjera si: Chiasso, Madonna di Ponte, Ponte Tresa dhe Stabio, përcjell albinfo.ch. Ndërsa kufizimet kohore vlejnë vetëm për pikat kufitare Dirinella dhe Brusata di Novazzano.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












