Lajme
Rihapet restoranti i shqiptarit në Danimarkë, por me rregulla të reja
I konsideruar një nga restorantet më të mira në botë, Noma, me kuzhinierin e famshëm me origjinë shqiptare, Rene Rexhepi, është rihapur tashmë në Kopengagen pasi Danimarka hoqi disa nga kufizimet e marra për të frenuar koronavirusin.
Restoranti, siç është bërë e ditur tashmë, është shndërruar në një bar vere dhe hamburgerësh.
Nuk nevojitet rezervim, por një radhë e gjatë klientësh presin në radhë për të shijuar kopshtin dhe serat e restorantit me dy yje Michelin, që ofron edhe çmime të reduktuara tani.
Dhe klientët janë të kënaqur. Hamburgerat kanë shije të veçantë, me klas, vera është e këndshme dhe eksperienca e jashtëzakonshme po ashtu, transmeton TCH.
“Është një eksperiencë e veçantë. Ne mundëm të shijonim një hamburger në këtë restorant të njohur në të gjithë botën dhe ai ishte shumë i shijshëm”.
Për menaxherin e restorantit, shndërrimi ishte gjëja e duhur për tu bërë në këto moment. Ai thotë se janë hapur dyert për shumë njerëz dhe shërbimi ofrohet në kopshtet përreth, përcjell albinfo.ch.
“Janë me mijëra njerëz që vijnë çdo ditë, shumë më tepër nga sa ne prisnim. Filluam me numra të ulët, menduam të bënim deri në 300 hamburger në ditë por tani po shkojmë në 1 mijë apo 2 mijë. Është e pabesueshme”.
Gjithçka duket se po shkon mirë dhe klientët, të cilëve u shërbehet në ambjente të hapura, janë të kënaqur dhe thonë se do të rikthehen sërish.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët Disa produkte të etiketuar si “pa gluten” kanë shënimin shtesë “mund të përmbajnë gjurmë gluten”, gjë... -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë











