Feja
Rikthehet në portret Papa Klementi XI
Historiani Eqrem Zenelaj i dhuron Ipeshkvisë së Kosovës dhjetëra portrete të rëndësishme nga historia shqiptare kishtare
Ipeshkvia e Kosovës do të pasurohet me dhjetëra portrete të rëndësishme të historisë shqiptare që lanë gjurmë nëpër vendet e ndryshme të botës, në mesin e tyre edhe portreti i papës shqiptar, Klementit XI, dhe disa portrete të rëndësishme klerike që u zbuluan nëpër arkivat e botës.
Këto portrete i ka dhuruar historiani Eqrem Zenelaj, studiuesi më i spikatur i arkivave të ndryshme nëpër Evropë, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Portretet pasqyrojnë Papës shqiptar, Klementi XI (1700-1721) dhe familjen e tij, me personalitet të shquara kishtare dhe kulturore të kohës.
“Një pjesë e portreteve, të dhuruara paraqesin figurat e ndryshme të klerikëve të ndritur, të panjohura gjer me tani, si Pjetër Bogdani, At Lugij Palj, At Shtjefën Gjeçovi dhe portrete me njerëz të kulturës sonë gjatë 4 shekujve të fundit”, thuhet në njoftim të Ipeshkvisë kosovare.
Këto portrete për herë të parë do të paraqiten për publikun e Kosovës në një ekspozitë, e cila mbahet me rastin e festës së Famullisë Zoja Rruzare, me 7 tetor 2012 në fshatin Bishtazhin të komunës së Gjakovës. Kjo ditë, ndërkaq është dita kur “Nëna Terezë”, mori lejen përfundimtare për themelimin e Motrave “Misionarët e Dashurisë”.
Ndryshe Papa Klementi XI ishte me origjinë nga Kosova. Ai e drejtoi Kishën katolike për 21 vjet, ndërsa llogaritet në mes e 4 papëve që udhëhiqen më së gjati Kishën Katolike në Vatikan.
E-Diaspora
-
Disspora
Diaspora: 15 miliardë € në 18 vjet për Kosovën Nga 608 milionë në 1.4 miliardë euro: Si u rrit mbështetja e diasporës për Kosovën... -
Koncert festiv i Ansamblit “Vatra” u mbajt në Bülach -
Me 18 vjet jetë, Kosova ndodhet në pragun e pjekurisë si shtet -
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi
Jeta në Zvicër
-
Rriten dërgesat ilegale të medikamenteve nga BE drejt Zvicrës Dërgesat ilegale të barnave drejt Zvicrës po vijnë gjithnjë e më shumë nga vendet e Bashkimit... -
Coop njofton konsumatorër pasi tërhoqi nga shitja çokollatat “Halba” -
Autoritetet zvicerane nisin hetim për qumështin e foshnjave të tërhequr nga tregu -
Mbi 1.000 tela elektrikë të dëmtuar në linjën Lozanë–Renens, trafiku hekurudhor i paralizuar deri të mërkurën -
Koncert festiv i Ansamblit “Vatra” u mbajt në Bülach












