Kosova
Rinënshkruhet marrëveshja për përzgjedhjen e bordeve të ndërmarrjeve publike
Haradinaj ka pranuar se situata nuk është aspak e mirë në një numër ndërmarrjesh publike e agjenci dhe se një gjë e tillë duhet të ndryshojë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ambasadori britanik, Ruari O’Conell, kanë nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit për përzgjedhjen e bordeve të ndërmarrjeve publike. Kryeministri Haradinaj ka pranuar se situata nuk është aspak e mirë në një numër ndërmarrjesh publike e agjenci dhe se një gjë e tillë duhet të ndryshojë.
Ai ka përmendur nevojën për të ulur numrin e agjencive sipas kërkesave të bëra nga instancat ndërkombëtare, duke shprehur gatishmërinë për miratimin sa më të shpejtë të ligjit për qeverinë, përmes të cilit do të ulej edhe numri i ministrive që, sipas tij, edhe aty janë shumë.
Nga ana tjetër, ambasadori O’Conell ka bërë të ditur se nga marrëveshja e parë kanë përfunduar vetëm dy përzgjedhje, ndërsa shumë të tjera kishin mbetur për shkak të mungesës së qeverisë, ndërsa ka shprehur shqetësimin për numrin e vogël të femrave pjesëmarrëse në proceset e konkurrimit. Marrëveshja, për të cilën nuk kanë dhënë detaje nëse është e njëjtë me parapraken, kanë thënë se është e vlefshme për një vit me mundësi vazhdimi.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër Në vitet e fundit, vjedhjet e makinave luksoze janë rritur ndjeshëm në Zvicër. Rrjetet kriminale përdorin... -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard













