Lifestyle
Ringo Starr nderohet me titullin e Kalorësit
Daullisti i bendit The Beatles është nderuar me titullin e Kalorësit për kontributin e tij në muzikë. Duka i Cambridget ia ka dhënë titullin yllit nga Liverpooli gjatë një ceremonie në pallatin mbretëror.
“Për mua nënkupton shumë”, tha muzikanti. “Nënkupton se muzika dhe gjërat që kam bërë janë njohur. Jam shumë i lumtur me këtë nderim”, tha Starr, përcjell albinfo.ch.
Nderimi erdhi 53 vjet pasi i gjithë bendi ishte nderuar, e këtë herë Starr tha se ishte i turpëruar të qëndronte vetëm në këtë ceremoni. Në kohën kur The Beatles u nderua në tetor 1965, ngjarja nuk kaloi pa kundërthënie. Rock n Rolli ishte parë me dyshime nga establishmenti dhe disa figura e kishin kthyer këtë nderim. John Lennon atëkohë kishte thënë se bendi ishte aq nervoz për t’u takuar me mbretëreshën saqë kishte ikur në një tualet për të ndezur cigare.
“Kush e ka thënë këtë. Nuk e lejoj më këtë thashetheme”, tha Starr gjatë ceremonisë së të martës. 77-vjeçari madje komentoi se e di saktë se çfarë do të bëjë me medaljen. “Do ta bart gjatë kohës së kafjallit”, bëri shaka. Starr u nderua 21 vjet pasi të njëjtin titull e mori kolegu i tij nga bendi, Paul McCartney.
E-Diaspora
-
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork Festivali dyditor mbahet më 16 dhe 17 maj me 23 artistë shqiptarë... -
Londër
Violinistja Alda Dizdari mahnit publikun londinez në koncertin në “St. James Piccadilly” -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Diaspora është zot shtëpie
Jeta në Zvicër
-
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 Flamur Ademi, talenti shqiptar nga Kreuzlingeni që fiton vendin në St. Gallen U15... -
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie













