Kosova
Rinumërohen 903 vendvotime, mbesin edhe 504 të tjera
Në Qendrën e Rinumërimit dhe Rezultateve deri në ora 16:00 janë rinumëruar edhe 63 vendvotime të tjera sipas vendimit të fundit të PZAP-së për t’u rinumëruar.
Valmir Elezi zëdhënës i KQZ-së, ka konfirmuar për Gazetën Express se totali i vendvotimeve të rinumëruara deri më sot është 903.
“Edhe 63 vendvotime të tjera janë rinumëruar gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, sipas vendimit të PZAP-it. Pra, në total numri i vendvotimeve të rinumëruara është 903. Kanë mbetur edhe 504 vendvotime për tu rinumëruar apo 35.82%”, ka thënë Elezi.
Rinumërimi i më shumë se 1 mijë e 400 vendvotimeve për të cilat vendosi PZAP-ja u bë e ditur se do të zgjasë deri javën e ardhshme, shkruan GE, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori Ekzekutiv i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që krahu financiar i grupit, Postfinance, të kontribuojë... -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri














