Futboll
Riola Xhemaili, “Talentja e Vitit”, me mesazh për vajzat e reja
Futbollistja shqiptare ka të ardhme të ndritur në futbollin ndërkombëtar
Riola Xhemaili nuk ngurroi të merrte një avion për të marrë Trofeun e Talentit të Gala Mbrëmjen për Gratënga “Mundo Deportivo” nga duart e të nderuarës zonja Laura Vilagrà, Ministre e Presidencës së Generalitat de Catalunya.
E lindur në Solothurn (Zvicër) më 5 mars 2003, mesfushorja ka pasur një rritje spektakulare në futbollin elitar si adoleshente. E konsideruar si një nga premtimet e mëdha të Evropës, Xhemaili, futbollistja kryesore e Freiburgut në Bundesligë, që nga thirrja në maj 2019 nga ekipi zviceran U-16 u ngjit si një raketë më 2022 për të qenë pjesë e ekipit që luajti në Eurokupën e Femrave 2022 në Angli, shkruan “Mundo Deportivo”, përcjell albinfo.ch.
“Dua të tregoj se sa i madh është futbolli i femrave”, kjo ishte motoja e prezantimit të Xhemailit para se të merrte çmimin. Në moshën 15-vjeçare, sulmuesja ishte tashmë pjesë e ekipit të parë të Bazelit, klubi që e formoi dhe ajo arriti shpejt shiritin e kapitenit.
“Është e rëndësishme të jesh shembull. Unë mendoj se mund t’u tregoj rrugën për të arritur atje. Për mua është mirë të shihem nga vajza të tjera të reja të talentuara, që të shohin se mundësia është reale”, shtoi ajo.
Pavarësisht çmimit dhe rinisë, ajo është vetëm 19 vjeçe. Xhemaili mban këmbët në tokë dhe nuk e sheh veten si protagoniste. “Unë nuk jam përpara askujt, jam pjesë e një ekipi”, theksoi futbollistja, e cila për sa i përket presionit konstatoi se “është normale, duhet të mësosh prej saj dhe të përmirësohesh”.
E-Diaspora
-
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA Vlerësimi “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare e rendit studiuesen shqiptare mes emrave premtues... -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari
Jeta në Zvicër
-
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? Projekti TISO (Ticino Solare), pionieri evropian i energjisë diellore që ndryshoi historinë... -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike











