Kosova
Ripërsërit ambasadori amerikan: Politika të mos ndërhyjë në drejtësi
Në mbrëmjen lamtumirëse, Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie dëshiron politikën larg sistemit të drejtësisë.
Ambasadori amerikan, Greg Delawie i cili ka përfunduar misionin e tij tre vjeçar në Kosovë ka ripërsëritur se politika nuk duhet të ndërhyj në sistemin e drejtësisë.
Në një mbrëmje amtumirëse të organizuar nga ana e zyrës së presidentit Thaçi, Delawie ka thënë se ka besim tek qytetarët e Kosovës.
“Kemi punuar me produktivitet, për tre vitet e kaluara, por, po largohem me shpresën sepse e di që qytetarët e këtij vendi kanë potencial për të siguruar progresin e Kosovës në kapitullin e radhës”, tha Delawie.
Ai tha se “qytetarët duhet të shohin që politikanët të mos përzihen në drejtësi”.
Në anën tjetër ambasadori amerikan tha se dekada e parë e formimit të shtetit ishte të formonte institucionet ndërsa dekada e radhës duhet të jetë forcimi i institucioneve dhe implementimi i ligjeve.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 Eksportet zvicerane arritën një nivel të ri rekord në vitin 2025, të nxitura nga kërkesa e... -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia













