Muzikë
Rita Ora, duet me artisten e famshme Xhenifer Lopez
Jennifer Lopez dhe Rita Ora, me projekte të përbashkëta në muzikë dhe bashkëpunime filmike
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, mund të vijë në një duet me artisten e famshme Xhenifer Lopez, përcjell albinfo.ch.
Gazeta britanike “The Sun” shkruan se këngëtaret e hiteve të mëdha janë bashkuar në Los Anxhelos për të planifikuar bashkëpunime, si në muzikë dhe kinematografi. Rita më herët ka deklaruar se artistja latine është një nga personazhet prej të cilëve ajo frymëzohet.
Siç raporton “The Sun”, këngëtaret e hiteve të mëdha janë bashkuar në Los Anxhelos për të parë se çka mund të bëjnë së bashku dhe, sipas burimeve, ato nuk kanë parë limite.
“J.Lo. dhe Rita janë takuar në Soho House të Los Anxhelosit, ku kanë qëndruar për orë të tëra duke folur se çka mund të bëjnë së bashku, transmeton kultplus.
Duket se bashkëpunimi me këngëtaren, aktoren dhe valltaren e famshme latino-amerikane ka qenë një prej synimeve të kamotshme të këngëtares nga Prishtina, e cila vite më parë pati deklaruar se inspirohet me të madhe nga Jennifer. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve Qeveria zvicerane po shqyrton një rritje të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për të siguruar... -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit -
Ekonomia zvicerane mbetet ndër më të qëndrueshmet në Evropë -
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike













