Lajme
Rita Ora krijon pasuri prej 20 milionë funtesh që nga fillimi i karrierës
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, thuhet se ka grumbulluar një pasuri prej 20 milionë funtesh, që kur u shfaq për herë të parë në skenë në vitin 2002, me hitin “R.I.P”.
Këngëtarja 29-vjeçare ka bërë vetëm dy albume, por ka arritur të përfitojë shumë, duke nënshkruar marrëveshje të ndryshme për reklama si dhe duke krijuar një karrierë si aktore dhe gjyqtare.
Fushatat e fundit të Ritës përfshijnë imazhin e “JD Sports” për Krishtlindje, ku raportohet se ka fituar një shumë prej gjashtë shifrash dhe se ka nisur një koleksion të ri të veshjeve me Next.
Me kompanitë e mëdha që promovon Ora, tashmë nuk është çudi se ajo u vendos e nënta në listë të ‘Sunday Times Rich’ në fillim të këtij viti.
“Rita ka një prekje magjike kur bëhet fjalë për tërheqjen popullore – ajo është seksi, argëtuese dhe e këndshme”, ka thënë një burim për The Sun.
“Ajo ka atë pamjen dhe tërheqjen si modele, përkundër se nuk e kanë këtë të gjitha modelet. Reklamuesit e pëlqejnë këtë”.
Rita njëherësh mori 750 mijë funte për rolin e saj si Mia në “Fifty Shades of Grey”, gjersa periudha e saj si gjyqtare në “X Factor” në 2015 shtoi mbi 1.5 milion funte në bilancin e saj bankar.
Krijuesja e hitit “Anywhere” gjithashtu luajti së bashku me Rafferty Law në “Twist”, xhirimet e të cilit u realizuan vitin e kaluar.
Ylli i muzikës pop u shfaq si gjyqtare në “The Voice” dhe në fillim të këtij viti u bashkua me Jonathan Ross, Davina McCall dhe Ken Geong në “The Masked Singer”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror













