E-Diaspora
Rita Ora mbledh fonde për viktimat e Londrës
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora do të marrë pjesë në realizimin e një këngë për të prekurit nga tragjedia e Londrës, ku do të grumbullohen fonde për familjet që pësuan në këtë tragjedi
Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora vazhdon të ndihmojë viktimat e Londrës, ku ditë më parë u djeg një ndërtesë e tërë, me së paku 30 të vdekur dhe shumë të lënduar, shkruan “Daily Mail”.
Djegia e Grenfell Tower ka prekur shumë këngëtaren shqiptare, që më parë kishte jetuar në atë lagje dhe ajo kishte ndihmuar të prekurit, menjëherë pas tragjedisë, përcjell albinfo.ch.
Por, ajo ka vazhduar me ndihma. Rita është parë, duke shkuar në studio për të regjistruar një këngë për të prekurit nga zjarri në Grenfell Tower, një ide e Simon Cowell për të mbledhur fonte për të prekurit e tragjedisë.
Në këtë projekt janë shumë yje britanikë dhe të tjerë për të ndihmuar familjet që kanë nevojë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029













