Lajme
Rita Ora ngjitet në skenën e “Eurovision”
Në gjysmëfinalen e parë të spektaklit më të madh evropian të këngës, “Eurovision” do të paraqitet si e ftuar speciale edhe këngëtarja me prejardhje shqiptare Rita Ora.
Sonte në skenën në Liverpool ngjitet Rita për të kënduar këngën e saj të fundit “Praising You”, për çka ka nisur edhe provat e fundit gjeneralë.
Para 13 vjetësh, Rita Ora ka refuzuar të përfaqësojë Britaninë e Madhe në “Eurovision” edhe pse ajo u përzgjodh për ta përfaqësuar këtë shtet.
Në atë kohë, ajo deklaroi: “E bëra sepse mendova se ishte një mundësi për të kënduar, por më pas ndjeva brenda vetes se nuk ishte mundësia e duhur për mua”, shkruan koha.net.
Në “Eurovision 2023” do të performojnë edhe ylli i shout “The X Factor”, Rebecca Ferguson dhe këngëtarja ukrainase, Alyosha, e cila e kishte përfaqësuar shtetin e saj në “Eurovision” në vitin 2010.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike Rritja e çmimeve e lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme ushtron presion mbi bizneset e... -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë










