Gruaja
Rita Ora, sërish magjepsi Cyrihun
"Këngë përplot energji, që të shtyjnë të vallëzosh dhe falë rrezatimit të saj, të falin edhe një buzëqeshje në buzë, ja, kjo është Rita Ora”
© albinfo.ch Rita Ora duke dhënë autografe
Super ylli i muzikës botërore, këngëtarja me rrënjë shqiptare nga Kosova, Rita Ora, ka ndezur mbrëmë adhuruesit e saj në Plaza të Cyrihut, në eventin Energy Live Session të radio Energy.
Për ndryshim nga paraqitjet e saj në Cyrih gjatë muajit maj, kur ajo kishte qenë pjesë e koncertit të madh në stadium, të grupit Coldplay dhe në Rinora 4, kësaj radhe atmosfera ka qenë më intime.
Të gjithë 600 fatlumët që e kanë shikuar Rita Orën, këtë kanë mundur ta bëjnë si fitues të një loje shpërblyese që e ka organizuar radio energy e Cyrihut. Që d.m.th. nuk ka pasur fare bileta në shitje.
“Rita Ora është definitivisht një emër që duhet vënë re. 21 vjeçarja ka treguar sot në Plaza të Cyrihut para rreth 600 vetave se çfarë ka brenda. Dhe ajo ka shumë për të treguar! E vogël por me shumë vlera.
Me zërin e saj fantastik dhe me pamjen tërheqëse, ajo, që nga fillimi i karrierës ka paasur publikun në anën e saj”, shkruan portali i radios energy, duke bërë prezantimin e Rita Orës.
Më tutje: “Këngë përplot energji, që të shtyjnë të vallëzosh dhe falë rrezatimit të saj, të ngjisin edhe një buzëqeshje në buzë, ja, kjo është Rita Ora”.
Meqë albumi “Ora” del në dritë vetëm në vjeshtën që vjen, koncerti i saj i mbrëmshëm ka pasur gjithsej gjashtë këngë. Por sidoqoftë, një provë paraprake për albumin e saj patën mundësi ta shijojë publiku në Energy Live Session.
Pas 30 minutash të shout, Rita Ora ishte e gatshme që fansat e vet t`i përshëndesë dhe që t`ua ndajë personalisht autografet.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë











