Portrete të firmave

Riviera Shqiptare, një treg investimi në rritje, në Mesdhe

Vlora Marina, projekti që vendos Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të investimeve

Mesdheu ka qenë tradicionalisht një treg mjaft tërheqës si për turizëm ashtu edhe për investime në pasuri të paluajtshme. Vende si Italia, Kroacia, Greqia apo Spanja kanë konsoliduar prej dekadash pozicionin e tyre si destinacione elitare, ndërsa jetesa në rezidenca mixed use dhe apartamente premium buzë detit është kthyer në një stil jetese që po tërheq gjithnjë e më shumë investitorë. E ndërsa këto tregje janë maturuar dhe sot ofrojnë çmime të larta, vëmendja e investitorëve ndërkombëtarë po kthehet gjithnjë me shumë drejt tregjeve në zhvillim, të cilat ende ofrojnë çmime konkuruese, zhvillime moderne me standarde ndërkombëtare dhe një potencial të lartë të kthimit të investimit.  Në këtë kontekst, Riviera Shqiptare po kthehet gjithnjë e më shumë në qendrën e re të investimeve në Mesdhe, të cilën shumë investitorë ndërkombëtarë po e marrin si pikë referimi, falë natyrës së bukur, pozicionit ideal dhe projekteve moderne buzë detit.

 

Lokacioni ideal

Riviera Shqiptare ndodhet në një pozicion strategjik në zemër të Mesdheut, përballë Italisë dhe pranë disa prej tregjeve më të rëndësishme evropiane. Zona është lehtësisht e aksesueshme përmes rrugëve tokësore, detare dhe ajrore.

Nga deti, Vlora ndodhet vetëm rreth 40 milje detare nga brigjet e Italisë (Otranto) dhe rreth 60 milje detare nga ishulli i Korfuzit, duke e vendosur qytetin në një nyje natyrore të lëvizjes detare në rajon. Nga ajri, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ndodhet rreth dy orë larg, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, që pritet të bëhet një nga portat kryesore hyrëse të jugut të Shqipërisë, do të jetë vetëm rreth 10 minuta larg qytetit.

Nga toka, infrastruktura rrugore e përmirësuar e lidh Rivierën me Tiranën dhe rajonin për më pak se 3 orë, duke e bërë zonën të aksesueshme gjatë gjithë vitit.

Një prej projekteve që ndodhet në një pozicion strategjik është Vlora Marina. Projekti po zhvillohet drejtpërdrejt në vijën bregdetare dhe në zemër të qytetit të Vlorës. Ky kombinim mes aksesit të drejtpërdrejtë nga deti, afërsisë me aeroportin dhe vendndodhjes në qendër të qytetit e bën projektin dukshëm më të aksesueshëm dhe më të integruar me jetën urbane krahasuar me shumë zhvillime të tjera bregdetare në Shqipëri, në rajon dhe më gjerë në Mesdhe.

Një përvojë autentike mes natyrës dhe detit

Ndryshe nga shumë destinacione të Mesdheut, Riviera Shqiptare ofron një kombinim unik të detit, natyrës së paprekur dhe një autenticiteti që ndihet në çdo element, nga stili i jetesës te arkitektura që ndërtohet në harmoni me peizazhin. Në të gjithë vijën bregdetare mund të zbulosh një histori të pasur, qytete me trashëgimi kulturore dhe një peizazh natyror të rrallë, ku malet takohen me detin, ndërsa plazhet, gjiret dhe parqet natyrore krijojnë një nga panoramat më të veçanta të rajonit.

Sot, investitorët nuk kërkojnë thjesht një pronë buzë detit, por një përvojë të plotë jetese. Shqipëria ofron një qasje bashkëkohore ndaj zhvillimit, ndërthurur me traditën, kulturën dhe respektin për natyrën. Ky kombinim krijon jo vetëm vlerë të qëndrueshme në afatgjatë, por edhe një stil jetese autentik që e bën Rivierën Shqiptare gjithnjë e më tërheqëse për audiencën ndërkombëtare.

Projekte moderne dhe infrastrukturë në zhvillim

Riviera Shqiptare nuk është më thjesht një destinacion me potencial, ajo po kalon tashmë një fazë transformimi. Investimet strategjike në infrastrukturë, përmirësimi i aksesit dhe zhvillimet urbane po ndërtojnë themelet e një tregu të konsoliduar, me perspektivë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Në këtë kontekst, Vlora Marina përfaqëson një nga projektet më ambicioze dhe transformuese në të gjithë vijën bregdetare shqiptare. E vendosur në zemër të qytetit të Vlorës, projekti ripozicionon zonën si një destinacion modern mesdhetar, ku arkitektura bashkëkohore, rezidencat premium buzë detit dhe një marinë e klasit botëror ndërthuren në një koncept të integruar jetese.

Më shumë sesa një zhvillim rezidencial, Vlora Marina është konceptuar si një ‘ekosistem’ i plotë, me shërbime, hapësira tregtare, shëtitore buzë detit dhe facilitete që e bëjnë jetesën funksionale gjatë gjithë vitit, duke e diferecuar nga projektet tradicionale sezonale.

Çmime ende konkurruese, potencial real rritjeje

Në një kohë kur shumë prej tregjeve të konsoliduara të Mesdheut kanë arritur nivele të larta çmimesh, hyrja në një projekt në fazë zhvillimi si Vlora Marina përfaqëson një moment të favorshëm për investitorët. Çmimet aktuale mbeten konkurruese krahasuar me destinacione të njohura si Italia, Kroacia apo Greqia, ndërkohë që projekti ofron standarde bashkëkohore që rivalizojnë zhvillimet më cilësore në këto tregje.

Ky raport mes vlerës dhe cilësisë krijon një perspektivë tërheqëse për investitorët që kërkojnë jo vetëm një pronë në një lokacion të privilegjuar buzë detit, por edhe një potencial të lartë rritjeje në vitet në vijim si dhe mundësi për gjenerim të ardhurash nga qiraja,.

Në këtë këndvështrim, Vlora Marina nuk përfaqëson vetëm një investim në një apartament rezidencial, por një investim në një destinacion që po ndërton identitetin e tij si një nga zhvillimet më premtuese të rajonit.

Standard ndërkombëtar dhe partneritete strategjike

Një nga elementët që e diferencon Vlora Marina nga zhvillimet tradicionale në treg është standardi i konceptimit dhe realizimit. Projekti është ndërtuar mbi modele të suksesshme të marinave të klasit botëror, duke sjellë në Shqipëri një tipologji zhvillimi që deri më sot ka munguar.

Marina do të ketë konsulencën e D-Marin, një prej operatorëve më në zë të marinave në të gjithë Mesdheun dhe Lindjen e Mesme. Bashkë me rezidencat premium buzë detit, pjesë e Vlora Marinës do të jenë gjithashtu rezidencat e branduar që vijnë bashkë me të parin hotel Marriott në bregdetin shqiptar.  Të gjithë këta elementë bashkë me një sërë brandesh internacionale të reatail ofrojnë një standard të krahasueshëm me destinacionet elitare të Mesdheut dhe më gjerë.

Për investitorët, kjo do të thotë siguri më e lartë e investimit, rritje e besueshmërisë së destinacionit dhe potencial për tërheqjen e një audience ndërkombëtare me profil të lartë.

Investim në një destinacion që po ndërton identitetin e tij

Tregjet më të forta të Mesdheut sot janë ato që kanë ndërtuar një identitet të qartë, stil jetese, komunitet dhe eksperiencë. Riviera Shqiptare ndodhet pikërisht në këtë fazë konsolidimi dhe Vlora Marina po luan një rol kyç në këtë proces, duke u pozicionuar si katalizator i këtij identiteti të ri. Projekti nuk ofron thjesht prona, por kontribuon në krijimin e një komuniteti të ri rezidencial dhe turistik, me potencial për t’u kthyer në pikë referimi për gjithë rajonin.