Maqedonia
RMV: Të dhëna shqetësuese për dhunën ndaj mjekëve
Rreth 80% e mjekëve të punësuar në Maqedoni kanë përjetuar dhunë verbale ose fizike në vendin e punës. 13 mjekë të anketuar kanë përfunduar me lëndime trupore të theksuara. Ndërkohë një pjesë e madhe e tyre janë përballur me ofendime nga ana e pacientëve. Këto janë të dhënat e Odës së Mjekëve, të cilat kanë dalë nga një anketë e realizuar me mjekë, e cila është zhvilluar në shënimin e Ditës Botërore kundër dhunës ndaj punonjësve shëndetësorë. Punonjësit shëndetësorë alarmojnë që posaçërisht gratë që punojnë në institucione shëndetësore janë qendër e sulmeve dhe diskriminimit në vendin e punës.
“Gratë në Maqedoni, që ushtrojnë profesione në mjekësi, tanimë një kohë të gjatë janë objekt i dhunës në raport me vitet e shkuara, gjinia femërore gjithnjë e më shumë ka qenë nëpër shkollat e mjekësisë si dhe fakultete, por ata nuk janë nëpër pozita liderësh, në kuptimin p.sh. shefe e reparteve, dekane, rektore etj. Gratë në profesionin e mjekësisë marrin gjithmonë paga më të ulëta se burrat. Do të thotë ne jemi gjithnjë objekt i rishikimit nëse jemi mjaftueshëm kompetentë dhe profesionale si gra në krahasim me burrat. Po ashtu edhe pacientët shohin me frikë drejt nesh nëse jam un mjaft kompetente për ta kontrolluar apo do duhet të vijë një mjek më i vjetër me “mjekër” dhe ne këtë e ndjejmë”, tha Margita Trifunovska, infermiere në Klinikën e Gjinekologjisë.
“Ligji kundër dhunës dhe parandalimit të dhunës ndaj grave dhe familjes është njëri nga mekanizmat mbrojtës, ku është i definuar edhe dhuna ndaj grave në vendin e tyre të punës si dhe dhunës gjinore, po ashtu dhe ndaj dhunës online. Ju si mjek shpesh jeni të ekspozuar edhe ndaj gjuhës së urrejtjes si dhe dhunës përmes rrjeteve sociale. Po ashtu dhe ligji për mbrojtjen nga diskriminimi është mekanizëm mbrojtës të cilin mund ta shfrytëzoni për të denoncuar dhunën”, u shpreh Jovanka trencevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Me ndryshimet në Kodin Penal dhuna verbale apo fizike ndaj mjekëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë konsiderohet si vepër penale “pengim i një zyrtari në kryerjen e një vepre zyrtare”. Aktet si përdorimi i forcës, kanosje e rëndë, fyerje, ngacmim, lëndim trupor apo kanosje me armë ndaj mjekut apo punonjësve të tjerë shëndetësorë janë vepra penale, për të cilat parashihet burg nga gjashtë muaj deri në 5 vjet. /Alsat.mk
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











