Të tjera

Robin Krasniqi, kampion i botës

Haxhi Robin Krasniqi ka arritur qëllimin kryesor në jetën e tij

Haxhi Robin Krasniqi është shqiptari i parë kampion bote. Ai këtë qëllim e arriti sonte në Gjermani, shkruan albinfo.ch.

Krasniqi e nokautoi boksierin gjerman Dominic Boesel në rundin e tretë dhe është bërë kampion botëror në versionet WBA dhe IBO.

Boksieri shqiptar në karrierën e tij ka zhvilluar 57 meçe, prej të cilave 51 i ka fituar dhe 6 i ka humbur.

Ai kishte tentuar edhe dy herë të shpallet kampion bote dhe herën e tretë ia arriti qëllimit.