Autotech
Roboti, DJ
Ky robot është krijuar që të ngjajë me një dorë gjigante të zgjatur dhe ka ndarë detyrat me kolegët e tij njerëz, përgjatë rotacionit prej një orësh në tre javët e fundit
Këto ditë inteligjenca artificiale është kaq e avancuar saqë robotët, bëjnë sugjerime për restorante dhe të diagnostikojnë sëmundjet. Por a mund et një robot të vallëzojë? , transmeton albinfo.ch.
Është një pyetje që klubi muzikor i Karlovy Lazne në Pragë është përpjekur të përgjigjet duke përdorur një robot të industrisë automobilistike të përshtatur posaçërisht si një DJ në lokalin e njohur. Ky robot është krijuar që të ngjajë me një dorë gjigante të zgjatur dhe ka ndarë detyrat me kolegët e tij njerëz, përgjatë rotacionit prej një orësh në tre javët e fundit. Menaxheri i klubit Adam Lipsansky tha se ai është unik në Evropë dhe ndoshta edhe në botë.
Roboti DJ u krijua pasi menaxmenti i klubit sfidoi njëkompani robotike për këtë detyrë. I Pajisur me softuer të veçantë për të ndihmuar në zgjedhjen e këngëve dhe i vendosur në skenë mbi podiumin e vallëzimit të këtij klubi, roboti përzgjedh disqet nga një kuti dhe i vendos në njërin prej tre seteve të muzikës që ka përpara. E po ashtu mund të vallëzojë. E disa prej njerëzve që vizitojnë klubin thanë se ata kënaqeshin me përpjekjet muzikore të robotit, të tjerët mbetën të pabindur.
“Nuk më pëlqen roboti”, tha Marcia Lopes, 24 vjeç, një turiste nga Meksika. Roboti nuk e ndjen dot se cfarë na pëlqen ne dhe me cfarë duam të vallëzojmë. Është kot nëse dikush i vërtet s’qëndron aty” shtoi ajo.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet Pas 40 vitesh në Zvicër, një francez 60-vjeçar duhet të largohet nga vendi. Gjykata Federale konfirmoi... -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten













