Lajme
Romani “ë” i autores Jehonë Kicaj nominohet për Çmimin Gjerman të Librit 2025
Një sukses i madh për letërsinë shqiptare në diasporë: romani “ë” i autores kosovare Jehonë Kicaj është përzgjedhur mes 19 veprave në garë për Çmimin Gjerman të Librit 2025, shkruan albinfo.ch.
Ky është romani i parë i autores dhe u zgjodh nga një listë prej 200 titujsh të propozuar nga 124 shtëpi botuese në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Juria me shtatë anëtarë e ka vlerësuar veprën si një nga më të spikaturat e këtij viti.
“Është një roman që pasuron bibliotekën tonë të kujtesës dhe letërsisë. Presim me padurim ta promovojmë dhe ta kemi Jehonën në mesin tonë”, shkruan Ambasada e Kosovës në Gjermani, duke përshëndetur këtë arritje të autores.
Ky nominim e vendos Jehonë Kicajn mes autorëve më premtues në hapësirën gjermanishtfolëse dhe përbën një moment të rëndësishëm për prezencën e kulturës shqiptare në arenën letrare ndërkombëtare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











