Literaturë
Romani i dytë i Shqipe Sylejmanit, në kërkim të rrënjëve shqiptare
“Dinjitet dhe falje” (Würde und Vergebung), është romani i dytë i Shqipe Sylejmanit, pati promovimin e tij të enjten në Cyrih

Para dy vjetësh, në po të njëjtin ambient, me gjysmën e sallës të mbushur e pothuajse të gjithë me maska, Shqipe Sylejmani, me kryeprotagonisten Shotën dhe rrugëtimet e saj, përuronte romanin e saj të parë „Barrë dhe bekim“.
Romani pati një jehonë mjaft të madhe tek lexuesit fillimisht gjermanishtfolës, për t”u përkthyer më pas edhe në gjuhën shqipe dhe atë angleze. Por, siç duket, rrugëtimi i Shotës vetëm sa kishte nisur.

“Dinjitet dhe falje” (Würde und Vergebung), që është romani i dytë i Shqipes, pati promovimin e tij të enjten, në një atmosferë krejt tjetër e me një sallë të stërmbushur.
Sikurse edhe në romanin e parë, autorja gjatë promovimit lexoi për të pranishmit pjesë të ndryshme e shumë interesante nga libri, që pos kërshërisë, ndonjëherë edhe sillnin të qeshura në sallë.

Duke mos ndier kohën teksa lexonte, Shqipen e ndërprisnin kohë pas kohe pikat e përzgjedhura muzikore të kënduara nga Arjeta Zuta në përcjellje të Leutrim Alijit, në piano.
Personazhi kryesor edhe i romanit të dytë është prapë Shota, që tashmë për t”u njohur më mirë me rrënjët e saj, „merr botën në sy“.
Tregime dhe anekdotat nga Arbëreshët në Itali, kultura shqiptare tek të shpërngulurit e hershëm në Turqi, apo se si e përjetuan njerëzit vendbanimet e tyre në Londër, New York apo Boston në krahasim me Zvicrën.
Janë këto vetëm disa nga temat që Shqipja, në një stil mjaft të veçantë, ka paraqitur në librin e saj të dytë.

Ndonëse albinfo.ch ishte e pranishme në këtë ngjarje promovuese, duke qenë se jemi në përgatitje të një shkrimi më të gjatë, dhe duke mos dashur të pengojmë Shqipen në njërën ndër ditët e saj më krenare, po citojmë atë që ajo kishte thënë për albinfo.ch, me rastin e botimit të romanit të saj të parë, se „kultura dhe historia shqiptare është tepër e bukur, për të mos u treguar“.
Shqipe Sylejmani është e lindur në Prishtinë, Kosovë. Në Zvicër ajo ka ardhur si 4-vjeçare, pasi që ndaj babait të saj, bashkëpunëtor i të përditshmes “Rilindja”, kishin filluar përndjekjet. Në këtë gazetë Shqipja kishte filluar leximet e para. Gjatë studimeve për Gazetari dhe Komunikim në Cyrih, ajo ka punuar për disa revista të njohura në Zvicër dhe Nju-Jork.

Pas „Barrë dhe bekim“, roman ky që u shit në mijëra kopje dhe u prezantua në pothuajse të gjitha mediat kryesore zvicerane dhe shqiptare, „Krenari dhe falje“ është romani dytë i autores.


Teksti: Alban Hamza, Fotot: Rromir Imami
Të ngjashme
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
Air Prishtina zgjeron kapacitetet me Chair Airlines në Bazel dhe në Gjermani Leyla Ibrahimi: “Mua personalisht më pëlqen shumë të jem një lloj "ure për në atdhe"! “Mirë...
-
Itali: Prezantohen vlerat kulturore dhe traditat shqiptare
-
Dy shqiptarë futën kontrabandë në Tirol 1.5 tonë ushqime dhe shpendë
-
Rritje në cilësi dhe sasi e festivalit Kino Kosova në Bernë
-
Një zë shqiptar në spektaklin e The Voice of Germany
Jeta në Zvicër
-
Senati bën thirrje për përjashtimin e eksportit të materialit luftarak zviceran Senati dëshiron të anulojë “shtrëngimin” e Aktit të Materialeve të Luftës të vendosur nga Parlamenti në...
-
Zvicër: Një e treta e punëkërkuesve përdorin Inteligjencën Artificiale për aplikime
-
Tuneli 87-milionësh i Aargaut do të mbyllet pas katër muajsh
-
Trenat e pasagjerëve individualë, përsëri përmes tunelit bazë të Gotthard-it
-
Transporti publik i Cyrihut do të shtrenjtohet nga dhjetori