E-Diaspora
Rrahje mes shqiptarëve dhe turqve në Vjenë
Një përleshje fizike ka shpërthyer në orët e hershme të ditës së diele para një “Shisha – Bar-i” në Vjenë të Austrisë midis një grupi turk dhe një tjetri, shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Marzstrasse në Vjenë. Sipas gazetës austriake oe24.at, të dy grupet të cilat përbëheshin nga rreth 20 persona, kanë filluar grindjen brenda lokalit e më pas e kanë vazhduar më përleshje në rrugë para një numri të madh dëshmitarësh, përcjell “albinfo.ch”.
Ende nuk është bërë i ditur motivi por sigurisht se ndikim të madh në këtë “lojë” ka pasur edhe përdorimi i madh i alkoolit. Kur arriti njësia e policisë, njëri nga ta u mundua të ikte. Derisa provoi të bjerë nga një kulm, ai theu një pjesë të këmbës dhe dorën. Ndërsa gjatë përleshjes mbeten të lënduar në fytyrë edhe katër persona tjerë.
Lidhur me këtë përleshje deri më tash është raportuar se do të ndiqen për rrahje dhjetë persona ne mes të moshës 25 – 35 vjeçare, kurse janë duke vazhduar ende hetimet.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














