Lajme
Rregulla të reja për kalimin e shqiptarëve në Greqi
Protokolli që duhet ndjekur nga udhëtarët
Regullat e reja janë publikuar për kalimin e qytetarëve në shtetin grek. Sipas njoftimit të fundit, udhëtarëve u duhet të kenë bërë të dyja dozat e vaksinave si dhe të kenë kaluar 14 ditë nga data e dozës së dytë.
Thuhet se në rast mungese të vaksinës, do të duhet të kryeni testin PRC deri në 72 orë përpara udhëtimit. Po ashtu, ky rregull vlen edhe për fëmijët mbi 12 vjeç.
Shpesh nga pala greke bëhet dhe një testim tjetër.
Njoftimi i plotë
Info mbi rregullat e kalimit kufitar Shqiperi – Greqi
Personat të cilët mund të udhëtojnë drejt Greqisë duhet:
1 – Të kenë bërë të dy vaksinat si edhe të kenë kaluar 14 ditë nga data e vaksinës së fundit. Çdo pasagjer duhet të ketë me vete certifikatën e vaksinimit të printuar nga e-albania ose çdo autoritet nga shtetet e ndryshme. Pavaresisht nga emri i vaksines, ajo njihet nga autoritetet greke.
2 – Në rast se nuk jeni i pajisur me certifikatë vaksinimi, do të duhet të kryeni testin PRC deri në 72 orë përpara udhëtimit.
3- Pas kalimit te kufirit, çdo pasagjer mund t’i nënshtrohet testimit të rastësishëm.
4 -Çdo fëmijë mbi 12 vjeç duhet të kryejë PCR test.
5 – Formularin PLF mund ta plotësoni online (https://travel.gov.gr).
Çdo pasagjer duhet të plotësojë dhe të paraqesë formularin PLF (Passenger Locator Form) para autoriteteve greke. Për çfarëdo paqartësie, mos hezitoni të kontaktoni në 069 40 60 001.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori Ekzekutiv i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që krahu financiar i grupit, Postfinance, të kontribuojë... -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri












