Lajme
Rregullat britanike të udhëtimit COVID-19 krijojnë konfuzion
Kryeministri britanik Boris Johnson u përball me pretendimet se sistemi i tij për udhëtimet ndërkombëtare është në kaos.
Kryeministri u zotua të mbajë rregullat e udhëtimit gjatë pandemisë sa më të thjeshta të jetë e mundur dhe burimet të larta zyrtare përjashtuan mundësinë e një kategorie të re.
Qeveria kishte marrë në konsideratë listën e re të vëzhgimit për vendet në rrezik për t’u zhvendosur në grupin e kuq, çka kërkon karantinë në hotel, në kthim, për 10 ditë me një kosto prej 2 430 dollarë për një të rritur, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Por, pas një reagimi të ashpër nga ligjvënësit nga Partia Konservatore e Johnson, shqetësimet ministrore dhe ankesat nga industria e udhëtimit, burimet qeveritare konfirmuan se nuk do të kishte më një listë të tillë.
Eksperti i udhëtimeve, Paul Charles tha se ai priste ndryshime të mëtejshme në rregulloret e udhëtimeve.
“Duhet të jenë të thjeshta dhe një regjim të reduktuar testimi”, tha ai./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) Ndërmjetësit e të dhënave mbledhin informacione personale që blihen nga kompani të ndryshme - Shërbime të... -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë?











