Lajme
Rregullat e natyralizimit nuk do të lehtësohen në Austri
Nehammer hodhi poshtë gjithashtu deklaratat e bëra nga presidenti austriak Alexander Van der Bellen, për një proces më të lehtë për natyralizimin në Austri
Gjatë fundjavës Nehammer hodhi poshtë gjithashtu deklaratat e bëra nga presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, i cili bëri thirrje për një proces më pak të rreptë për natyralizimin në vend, informon albinfo.at.
“Nuk do të ketë zbutje të shtetësisë” me ÖVP; “Kjo nuk bëhet fjalë”, tha ai për Kronen Zeitung. Kancelari shtoi se nuk sheh asnjë arsye pse procesi të ndryshojë.
Nehammer tha të dielën: “Le të mos pretendojmë se të gjithë duhet të presin 20 vjet për natyralizim. Në kushte të caktuara, natyralizimi është i mundur për një pjesë të madhe të njerëzve pas gjashtë deri në dhjetë vjet.
Koha për të kërkuar shtetësinë mund të shkurtohet në gjashtë vjet në disa raste, duke përfshirë njerëz nga BE ose që mund të provojnë integrim të rëndësishëm në vend. Megjithatë, ata ende duhet të paguajnë tarifa të larta dhe të heqin dorë nga shtetësia e tyre e mëparshme.
E-Diaspora
-
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës (SEM), gjatë vitit 2025, 2,106 kosovarë fituan... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë
Jeta në Zvicër
-
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës (SEM), gjatë vitit 2025, 2,106 kosovarë fituan... -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër











