Kosova
Rregulla të reja për të udhëtuar me autobus në Prishtinë
Në fazën e dytë është paraparë të fillojnë të qarkullojnë autobusët e trafikut urban dhe ndërurban në Kosovë
Covid-19, në një mënyrë ka paralizuar botën me shumë probleme. Edhe Kosova si e tillë është duke u përballur me izolime dhe masa nga koronavirusi. Njera prej problemeve që po përballen edhe qytetarët e Kosovës është ndalimi i qarkullimit të autobusëve urbanë dhe ndërurbanë në Kosovë. Autobusët po bëhen gati të rinisin punën. Tani po përpilohen rregulla të reja se si do të lejohen udhëtarët të hipin në autobusë, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se ndalimi i autobusëve erdhi me arsyetimin se kështu do të ndikohet në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Vendimi u mor nga niveli qendror, pra Qeveria e Kosovës dhe prej 23 marsit u reduktua qarkullimi i autobusëve dhe pak ditë më vonë u ndalua plotësisht.
E pas rënies së numrit të infektimeve me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë mori vendim dhe prej 4 majit ka filluar lehtësimi gradual i masave të izolimit. Sipas asaj që ka njoftuar Ministria, lehtësimi i masave do të zhvillohet në TRI FAZA. Faza e parë fillon nga 4 maji deri më 18 maj, e dyta nga 18 maji deri më 2 qershor, ndërsa faza e tretë hyn në fuqi më 2 qershor.
Në fazën e dytë është paraparë që të lejohen e të fillojnë të qarkullojnë autobusët e trafikut urban dhe ndërurban në Kosovë.
Prej datës 18 maj sipas planit të Qeverisë, pritet të fillojnë qarkullimin urbanët e ndër-urbanët.
Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Lulzim Rexhepaj, në një përgjigje me shkrim dhënë Agjencisë së Lajmeve FaktePlus, ka bëtë të ditur se tashmë autobusët e kësaj ndërmarrjeje janë gati të fillojnë punën.
Ai thekson se bazë të rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e pandemisë, do të zhvillojnë procesin e punës madje edhe nëse nuk ka rekomandime, menaxhmenti i ndërmarrjes ka paraparë masa të reja mbrojtëse.
“Autobusët tanë janë teknikisht të përgatitur për të filluar operimin, por kuptohet që puna do të fillojë pas vendimit nga institucionet përgjegjëse. Nëse IKSHPK apo institucionet përgjegjëse të Kosovës nuk rekomandojnë ndryshe, menaxhmenti i NPK Trafiku Urban ka planifikuar disa rregulla e masa mbrojtëse”, tha ai.
Rregullat dhe masat mbrojtëse që do të ndërmarrë Trafiku Urban
Sipas drejtueseve të ndërmarrjes, në këtë drejtim kanë bërë planifikimin se si do të bëhet menaxhimi i udhëtarëve nëpër autobusë.
Nga Trafiku Urban tutje theksojnë se do të caktohet edhe numri i udhëtarëve që do të lejohen të hipin nëpër autobusë.
“Udhëtarët do të obligohen që para se të hyjnë në autobus, t’i vendosin maskat dhe dorëzat. Për t’u respektuar distanca fizike, do të lejohet vetëm, një numër i caktuar i udhëtarëve brenda autobusit. Ulëset do të shënohen se në cilat nuk lejohet. Kjo për t’u mbajtur distanca brenda në autobus. Kondukteri do të qëndron pranë kabinës së shoferit dhe hapësira e tij do të ndahet me shirit. Autobusët do të dezinfektohen dhe brenda do të ketë shishe me dezinfektues të lëngshëm”, ka bërë të ditur Rexhepaj. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













