Bota
Rregullat e reja për vizat Schengen
Me kodin e ri, tarifa e vizave Schengen do të rritet nga 60 në 80 euro
Parlamenti dhe Këshilli i BE-së kanë arritur marrëveshje mbi rregullat e reja për vizat Shengen me qëndrim të shkurtër.
Parlamenti dhe Këshilli i BE-së kanë rënë dakord formalisht për të thjeshtuar procesin e aplikimit dhe lëshimin e vizave afatshkurtra. Kodi i ri i vizave të BE-së synon të lehtësojë udhëtimin në Zonën Schengen për turizmin, tregtinë dhe biznesin, dhe njëkohësisht të kontribuojë në sigurinë e brendshme, përcjell albinfo.ch.
“Kërkesat për vizë do të duhet të dorëzohen për gjashtë muaj (në vend të tre muajve të tanishëm) dhe 15 ditë përpara udhëtimit të synuar, me përjashtim të raste që do të lejohen të dorëzojnë aplikimet për nëntë muaj”, thuhet në një njoftim për shtyp Parlamenti Evropian.
Me kodin e ri, tarifa e vizave Schengen do të rritet nga 60 në 80 euro. Fëmijët nën moshën 6 vjeç, studentët dhe studiuesit do të vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga pagesa, ndërsa aplikantët nën moshën 18 vjeç do të duhet të paguajnë një tarifë më të ulët, përcjell tutje albinfo.ch.
Vendet anëtare të BE-së do të jenë të detyruar të punojnë me ofruesit e shërbimeve të jashtme për pranimin e vizave, nga vendet jo anëtare të BE-së, ku nuk janë të pranishëm ose të përfaqësuar nga një vend tjetër.
Vizat me shumë hyrje do të jenë në dispozicion për udhëtarët e shpeshtë në Zonën e Shengenit dhe do të bëhen lehtësira shtesë për artistët e mirënjohur dhe atletët me performancë të lartë që vizitojnë BE-në.
Tani, për hyrjen në fuqi të Kodit të ri të vizave të BE-së, marrëveshja do të vihet në votim në Komisionin për Liri Civile. Pasi të konfirmohet, Këshilli i Ministrave do të duhet ta miratojë atë zyrtarisht për të botuar tekstin në Gazetën Zyrtare të BE-së. Gjashtë muaj pas botimit të tij ndryshimet do të hyjnë në fuqi, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, disa nga dispozitat në kodin e ri nuk do të zbatohen domosdoshmërisht në të gjitha vendet anëtare.
Sipas raportit të janarit 2019, qytetarët e 102 shteteve dhe dy entiteteve të tjera kanë nevojë për vizë për të vizituar BE-në. Kosova dhe Turqia janë midis vendeve në procesin e arritjes së një marrëveshjeje për liberalizimin e vizave me BE-në.
Statistikat tregojnë se në vitin 2017, ambasadat dhe konsullatat e vizave Schengen përpunuan 16,155,613 aplikacione për vizë Schengen.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











