Lajme
120 mijë vende të punës në Zvicër, cilat janë profesionet më të kërkuara
Nëse jeni duke kërkuar punë në vendlindje, në shtete të Europës, apo edhe më larg, ajo që ka rëndësi çdoherë është të jeni në dijeni për profesionet që po i kërkon më shumë tregu i punës.
Duke e pasur parasysh që Zvicra është një nga destinacionet e preferuara për të gjetur punë, pasi njihet edhe si vend me standarde të larta jetese, albinfo.ch ju sjell informata të rëndësishme rreth kërkesave të tregut të punës në Zvicër.
Menaxheri i kompanisë ‘Life Personal AG’, ka treguar se sipas të dhënave të tyre janë më shumë se 120 mijë vende të hapura të punës në Zvicër.
“Sipas platformave në Zvicër dhe të dhënave nga SECO, janë më shumë se 120 mijë vende të hapura të punës. Vetëm në kompaninë tonë kemi për momentin afër 100 vende të hapura, por na mungojnë persona të kualifikuar si profesionalisht po ashtu edhe sa i përketë gjuhës gjermane”, tha menaxheri në një intervistë për albinfo.ch.
Si shkak i mungesës së kualifikimit profesional, në treg të punës dalin që disa vende pune të jenë më të vështira për t’u plotësuar. Ndër to janë profesionet e mjekësisë, arkitekturës, inxhinierisë së ndërtimtarisë dhe industrisë, por edhe IT.
Ndryshe, menaxheri, tregon se cilat janë profesionet më të kërkuar dhe punën e tyre me ndërmjetësimin e punëtorëve të këtyre profesioneve.
“Në përgjithësi ka mungesë të punëtorëve në të gjitha lëmitë, mirëpo më së shumti kërkohen punëtorë në ndërtimtari, inxhinieri, IT dhe mjekësi. Këtë të fundit e kemi vërejtur më shumë sepse e kemi departamentin për rekrutimin e personave, të cilët kanë profesion të mjekësisë, ku deri më tani kemi arritë t’i sigurojmë disa mandate me disa spitale të Zvicrës për rekruetim të punëtorëve”, u shpreh ai.
Procesi i ndërmjetësimit të puntorëve të kualifikuar brenda shteteve të Europës, është vështirësuar dukshëm si shkak i pandemisë Covid-19, dhe rregullave e kufizimeve që kanë vendosur shtetet. Megjithatë, kompania për ndërmjetësimin e punëtorëve ‘Life Personal AG’, ka arritur të mbulojë 30 deri në 40% të kërkesave të klientëve të tyre në gjithë territorin e Zvicrës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 Në mënyrë specifike, qiratë për qiratë e reja në apartamentet e ndërtuara rishtas ranë me 0.7... -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane













