Kosova
Rreth 150 shtetas të Kosovës janë aktualisht në Siri
Sipas Policisë së Kosovës, aktualisht në zonat e konfliktit ka luftëtarë, gra dhe fëmijë nga Kosova.
“Numri i luftëtarëve aktualë që gjenden akoma në zonën e konfliktit është 56, ndërsa numri i luftëtarëve të kthyer në Kosovë, apo edhe në vendet e tjera, nga të cilat kanë udhëtuar për në zonën e konfliktit është 120”, thuhet në një përgjigje të Policisë së Kosovës.
Nga vitit 2012 e deri me tani, një numër i madh i grave iu bashkëngjiten burrave kosovarë që shkuan për të luftuar në Siri, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
“Këtyre luftëtarëve iu kanë bashkëngjitur familjarë të tyre në zonën e konfliktit, duke përfshirë: 51 gra dhe 52 fëmijë. Aktualisht në zonën e konfliktit gjenden 44 gra, 48 fëmijë”, tha të hënën Policia e Kosovës.
Gratë kosovare që janë në zonat e konfliktit deri me tani kanë lindur 60 fëmijë të tjerë.
Policia e Kosovës bën të ditur se këta 60 fëmijë të tjerë të lindur në zonën e konfliktit janë “së paku nga njëri prind me shtetësi apo me prejardhje nga Kosova”.
Prej se ka filluar lufta në Siri, në periudha të ndryshme, një numër i madh i kosovarëve që luftuan krah grupit militant IS dhe grupeve të tjera të shpallura terroriste, u kthyen në Kosovë. Nga të dhënat e autoriteteve kosovare rezulton se të kthyerit janë kryesisht meshkuj.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë










